Thasë me para që çohen në zyrën e një Kryeministri, i cili njihet si qejfli i orëve të shtrenjta.
Një tjetër Kryeministër që bën pasuri të
paimagjinueshme nga vitet e gjata të kontrabandës së cigareve, e shumë raste të tjera si këto. Ngado që të hedhësh sytë sot në Ballkan ndeshesh me akuza që u bëhen liderëve dhe ish-liderëve të gadishullit për raste korrupsioni të nivelit të lartë. Por ndërsa ka nga ata që thonë se korrupsioni është një fenomen normal për Ballkanin, ka nga ata që në këtë situatë, pikërisht, shohin progres.
Në një rajon që u përça nga konflikti rreth 2 dekada të shkuara, kombet që aspirojnë të bashkohen me BE-në e ndiejnë urgjencën e nevojës për të vënë para drejtësisë të korruptuarit.
“Për shumë vjet, krimi i organizuar dhe korrupsioni kanë hasur pak, ose asnjë pengesë në rrugën e tyre, duke e shtuar dhe shtrirë në këtë mënyrë influencën e tyre në Europën Juglindore”, thotë analisti politik i Ballkanit, Misha Gleni.
“Kjo traditë tani është duke ndryshuar me shpejtësi dhe kryesisht për shkak të kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian ndaj qeverive rajonale për të pastruar veprimet e tyre”. Edhe pse akuzat janë bërë deri më tani vetëm ndaj disa liderëve të rajonit, ndryshimet kanë filluar të ndihen që larg, përtej kufijve kombëtarë.
Anëtaret e Bashkimit Europian, Rumania dhe Bullgaria, ndodhen nën presionin e fortë të Brukselit për të luftuar ryshfetet dhe korrupsionin tre vjet pasi vendet iu bashkëngjitën bllokut të 27 vendeve anëtare të BE-së. Gjermania dhe Franca së fundi i ka paralajmëruar që nuk do t’i lejojë të futen në zonën e shteteve Shengen shumë shpejt, sepse kjo mund të kishte “pasoja të rënda” për sigurinë e gjithë bllokut.
Post a Comment