Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Dell: Ramushi përgjegjës pse Pacolli president

Labels: ,
Njeriu më i përfolur ditëve të fundi Ambasadori amerikan, Christopher Dell, ka thënë se nuk ka pasur asnjë rol në zgjedhjen e presidentit. “Unë nuk kam pasur asnjë rol në zgjedhjen e presidentit të Kosovës”, ka thënë Dell në intervistën
dhënë Radios Evropa e Lirë.
Dell tregon po ashtu se kush është përgjegjës pse sot Behgjet Pacolli mban pozitën e presidentit.
“Po, nuk e di për çfarë mund të ketë qenë thirrja telefonike. Sa për tekstet e sms-ve, ato janë tekste midis dy individëve të tjerë, të cilët natyrisht janë të lirë të shkruajnë, komentojnë dhe të thonë ç’të duan, pavarësisht nëse ato e pasqyrojnë realitetin. Unë kam qenë dëshmitar i këtij procesi, kam ndenjur ulur në galerinë e Kuvendit nga ora 2:30 e pasdites derisa ka përfunduar e gjitha, në orën 8 të mbrëmjes, duke e lëshuar sallën gjatë kësaj kohe vetëm një herë, thënë të vërtetën - për të shfrytëzuar tualetin", ka shtuar Dell.
Po sipas tij "Për çështjet tjera, këto janë procese që janë bërë nga politikanët, respektivisht liderët e këtij vendi, në pajtim me rregullat dhe Kushtetutën në Parlament. Jashtë kësaj, unë nuk kam pasur asnjë rol në zgjedhjen e presidentit. Mendoj se personi që mbase është më përgjegjësi pse Behxhet Pacolli është president sot, është duke ndenjur në qelinë e burgut në Hagë.  Fakti që AAK-ja për arsye të veta zgjodhi të mos i bashkohet koalicionit qeverisës, e bëri pothuajse të pashmangshme që president u bë Behxhet Pacolli”./io
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List