Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Beogradi duhet të kërkojë falje për gjenocidin në Kosovë

Labels: ,
Raporti i deputetit zviceran Dick Marty ka dominuar dje debatet mes ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremiq dhe zëvendësministres së Jashtme shqiptare, Edit Harxhi, në
sesionin e Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut, që po mbahet në Gjenevë.  Zv.ministrja e Jashtme shqiptare, Harxhi, tha se pala shqiptare e votoi vetë Rezolutën e Parlamentit Europian dhe është e hapur për hetime për t’i dhënë fund kësaj shpifjeje. Por, siç u shpreh ajo, Jermiq në Gjenevë nuk foli për të drejtat e njeriut, por u mor me propagandë, njoftojnë mediat.

Duke iu kundërvënë fjalimit të ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, rreth Kosovës dhe shqiptarëve, zonja Harxhi tha se Beogradi fillimisht duhet të pranojë fajin e bërë ndaj tyre, të kërkojë falje publike për krime, gjenocid e spastrime etnike që bënë serbët në Kosovë, e pastaj të flitet për pajtim rajona. Duke folur për Rezolutën e Asamblesë Parlamentare në Strasburg të bazuar në raportin i Dick Martyt, i cili akuzon Kosovën për "trafik organesh", zonja Harxhi u shpreh se "Shqipëria sot është një vend demokratik,  i hapur dhe i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha vendet fqinje në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon, sikur që është e gatshme të bashkëpunojë edhe me ndërkombëtarët për integrime dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve të bëra gjatë luftës së

fundit në Ballkan. Madje Shqipëria ishte pro Rezolutës së PE në Strasbrug, duke i hapur udhën dhe mundësive për hetime ndërkombëtare rreth akuzave e dyshimeve të shfaqura në raportin e Dick Martyt dhe akuzave serbe, se në Kosovë UÇK apo liderët e saj
qenkan marrë me "trafik organesh " duke implikuar këtu edhe vendin tonë, tha ajo.  

“Ne kemi votuar pro Rezolutës së KE për të dëshmuar se Shqipëria është shtet trsanparent dhe i gatshëm për bashkëpunim dhe hetime të paanshme rreth akuzave të bëra, pavarësisht se TPI, EULEX dhe organizatat  të tjera  ndërkombëtare kanë zhvilluar hetime, të cilat pas një decenie të plotë aktivitetesh deri tash nuk kanë gjetur fakte për të dëshmuar atë çfarë është thënë në raportin e Dick Marty apo akuzave serbe.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List