Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Lirohet serbi i dyshuar për vrasjen në Uglar

Labels:
Në lidhje me vrasjen e të riut 14 vjeçar, Leutrim Musliut nga Uglari i Gjilanit, policia ka zhvilluar hetimet dhe në vazhdën e tyre ka bastisur dy shtëpi, të dy të dyshuarve në fshatin Pasjan të Komunës së Gjilanit. 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, Ismet Hashani, ka bërë të ditur se serbi, i arrestuari ditë më parë lidhur me këtë rast, është liruar, ndërsa janë kryer dy bastisje të dy shtëpive të dyshimtëve, në Pasjan.

Zëdhënësi Hashani ka thënë se gjatë kontrollimit në shtëpinë e M. K (1967), serb, banor
i fshatit Pasjan, janë gjetur dhe konfiskuar: një  pushkë "M 48", një revole "Zastava", 7.65 mm, shtatë fishekë të kalibrit 7.65 mm; dy karikatorë të revoles "Zastava" 7.65 mm; njëzet e dy fishekë të kalibrit 7x9 të pushkës M-48; dymbëdhjetë fishekë PPU, të kalibrit të panjohur; një pushkë automatike AK-47, dy karikatorë të pushkës AK-47, të mbushura me nga 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm; një  pushkë – mitraloz "M-53", njëzet e shtatë fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe pesë granata dore. Ndërsa në shtëpinë e dytë të bastisur, pronë e S. A.(1964), banor serb i fshatit Pasjan, zëdhënësi Hashani ka thënë se nuk është gjetur asgjë ilegale. 

Meqë të dy të dyshuarit nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre, familjarët e tyre janë porositur që ata të lajmërohen në Njësitin e hetimeve rajonale në Gjilan, me qëllim të zhvillimit
të intervistave me ta. Policia e Gjilanit ka thënë se ata ende nuk e kanë bërë një gjë të . 

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga policia dhe Prokuroria e Qarkut.
Fëmija 14 vjeç, Leutrim Musliu, nga fshati Uglar i Gjilanit, u vra me armë zjarri, pasditen e 5 marsit, derisa po kthehej nga mali, ku kishin shkuar për të marrë dru së bashku me babain e tij dhe disa persona të tjerë./kn
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List