Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

4 Tuned Cities Festival i Filmit dhe Arteve Vizuele

  Festivali i filmit dhe arteve vizuele, 4 Tuned Cities, i hapur në Prishtinë më 27 shtator, nga 1-3 tetori do të shfaqë programin e filmit në hapsirat Dit’ e Nat’ dhe Tetris. Hapja e programit do të bëhet me 1 Tetor në ora 20.00 në Dit’ e Nat’.
  I nisur me qëllim për të promovuar kinemanë e pavarur të katër qyteteve  pjesëmarrëse, programi i filmit i 4 Tuned Cities është selektuar në bashkëpunim të afërt në mes të katër organizatave partnere të festivalit: Dit’ e Nat’ (Prishtinë), Balkan Buro(Amsterdam), Lokomotiva(Shkup) dhe Kriterion(Sarajevë).

 Programi i filmit përmban 2 filma të metrazhit të gjatë dhe 6 grupe tematike me përzierje të filmave të shkurtër, animacion, eksperimentalë, dhe dokumentarë.
  Gjashtë grupet tematike nën ombrellën e të cilave janë kombinuar filma të zhanreve të ndryshme janë: “Muret e Thyera” (Shattered Walls), “Gjallë e shnosh” (Alive and Kicking), “Brenda Kufijve/ Pa Kufij” (Within/Without Borders), “Tu shku’ nën tokë”(Going underground), “Veç e veç” (Asunder), “Jeta në shirit” (Life on Reel). 
  Secili grup tematik përmban 5 apo 6 filma, që lidhen drejtpërsëdrejti me temën.

Dy filmat e metrazhit të gjatë, të cilët do të shfaqen veçmas janë: “Cash &Marry” (“Paret &Martohu”), një dokumentar për martesën për letra dhe jetën imigrante në Austri dhe filmi fiktiv i metrazhit të gjatë “Scum”(“Llom”) për dy jetëra plotësisht të ndryshme që ndeshen në një ndodhi fatkeqe.
   Gjatë shfaqjes së filmave përveç pjesëmarrësve vendas në festival, do të jenë të pranishëm edhe mysafirë nga Holanda, Maqedonia dhe Bosnia dhe Hercegovina.
   Pas filmave, si pjesë e programit të filmit janë planifikuar edhe dy performanca muzikore. Më 1 tetor, në ora 22.30 në hapsirën manipuluese Tetris, DJ Irmin (Holandë) do të lëshojë muzikë: një përzierje jo konvencionale e jazz, tarabukave amerikano-jugore, deephouse dhe disco.
   Më 3 tetor, po ashtu në Tetris, nga ora 22.30, do të mbahet koncerti dhe kokteji mbyllës i festivalit, gjatë të cilit do të performojnë Jazzair’t, një jazz trio i përbërë nga Armend Xhaferi, Ilir Bajri dhe Nesim Maxhuni.
  
Selektimi i filmave është bërë nga 8 kuratorë filmash:

Violeta Kachakova (Shkup)
Natasha Dimitrievska (Shkup) 
Kaltrina Krasniqi (Prishtinë) 
Lura Limani (Prishtinë) 
Dalio Sijah (Sarajevë) 
Conrad Kockert (Amsterdam) 
Irmin van der Meijden (Amsterdam)
Carlos Natalio (Lizbonë/ pre-selektimi Amsterdam)

Kopje të shtypura të programit do t’i gjeni në Dit’ e Nat’.
Për informata më të hollësishme mbi programin e filmit hulumtoni në faqen tonë: www.4tunedcities.org
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List