Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Clinton lavderon BE per ndihmen ne bisedime

Labels:
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton tha se Shtetet e Bashkuara “i mirëpresin përpjekjet e Bashkimit Evropian për ta ndihmuar Serbinë dhe Kosovën në zgjidhjen e çështjeve praktike ndërmjet tyre”. 
Këto komente ajo i bëri gjatë konferencës për shtyp në Uashington, së bashku me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Katherine Ashton, transmeton Radio Evropa e Lirë. 

Sekretarja Clinton theksoi më tutje se brenda 10 ditësh ajo do të vizitojë rajonin dhe me zonjën Ashton, u diskutua, deri në një masë, “se si ne do ta forcojmë bashkëpunimin tonë, jo vetëm në këtë nivel, por edhe në terren”. Shefja e politikës së jashtme e BE-së, baronesha Ashton, theksoi se “dëshirojmë të shohim lëvizje përpara me Serbinë dhe Kosovën”. Sipas saj, “rëndësia e asaj që bëri presidenti Tadiq me rezolutën dhe çka bëri kryeministri Thaçi për ta mbështetur atë, është mirë e njohur nga SHBA-ja dhe nga BE-ja, dhe kjo është shumë e rëndësishme, si rrugë për ta kaluar në të ardhmen”. Në takimin e tyre, Clinton dhe Ashton diskutuan edhe për çështje të tjera aktuale.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List