Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Dagllas,mes kancerit dhe planeve për të nesërmen

Labels:

Në jetën e tij i ka përjetuar të gjitha: lavdi, sukses, para, influencë, dashuri, seks, dhimbje dhe së fundi është duke u përballur me një betejë mes jetës dhe vdekjes. Disa javë më parë është diagnostikuar me kancer dhe thotë se ka ndërmend që dhe këtë betejë ta fitojë dhe të vazhdojë të jetojë

Michael Douglas
Ndërkohë që është diagnostikuar me kancer vazhdon që të bëjë plane, madje më shumë se më parë, për sa u përket roleve që do të luajë në kinematografi. Sikur të mos i mjaftonin personazhet e shumta dhe të shumëllojshme që ka sjellë deri më tani. Por për momentin veç kancerit është duke përjetuar edhe suksesin e filmit të fundit në të cilin ka interpretuar, serisë së dytë të “Wall Street” filmit me të cilin bëri shumë bujë në vitin 1987. Kjo pjesë e dytë e atij filmi shumë të suksesshëm, premiera e të cilit është shfaqur javën që shkoi quhet: “Wall Street: paraja nuk fle kurrë”. Shumë aktorë në situatën në të cilën ndodhet Majkëll do ta kishin braktisur punën dhe mbi të gjitha nuk do të kishin marrë pjesë në promovime të tilla me një vëmendje maksimale të njerëzve. 

Por Dagllas nuk është nga ata. Ai do ta asistojë filmin e tij deri në fund, ta përcjellë në premierë dhe të jetë me të gjithë stafin në një ditë të rëndësishme për të gjithë. Në këtë film që merret me historitë e ndyra lakmitare të bankierëve të “Wall Street”, Dagllas luan rolin e drejtuesit të pamëshirshëm të një korporate financiare, Gordon Gecko.
“Unë jam shumë krenar për të gjithë ne për këtë film”, thotë Dagllas. Edhe pse të gjithë mund të mendojnë me të drejtë nisur nga situata e tij shëndetësore se ky mund të jetë filmi i tij i fundit. E në një rast të tillë, prania e tij në natën e premierës së filmit është shumë domethënëse jo vetëm për atë vetë, por edhe për botën e kinemasë amerikane. Bëhet fjalë për një rol që e ka interpretuar për herë të parë 23 vite të shkuara dhe për rolin e vetëm që i dha “Oskar”-in. Gecko është zoti i parave dhe i lakmisë. Ai mishëronte njeriun e pashpirt që e ka vënë paranë dhe pushtetin në piedestal. Figura e tij është edhe më shumë ikonë pas ngjarjeve tragjike dhe të ulëta të “Wall Street” të fillim krizës së vitit 2008 ku më shumë se kurrë dolën në pah pangopësitë e një grushti njerëzish që për hir të ambicies së tyre personale hedhin tutje çdo vlerë morale dhe çdo vlerë morale dhe çdo ndjenjë njerëzore. “Kam luajtur shumë role në jetën time profesionale relativisht të gjatë dhe Gecko është një nga  personazhet që më ka pëlqyer më shumë dhe të cilin e kam interpretuar me një pasion të veçantë. Unë dhe Oliver Stone, regjisori i filmit kemi folur gjatë për këtë personazh para dhe gjatë xhirimit të filmit dhe mund të them se ai është shumë i çuditshëm dhe është madhështor në qenien e tij shumë negative”, thotë Dagllas.
Intervistën e fundit për shtypin, Dagllas e ka dhënë në muajin maj në festivalin e Kanës kur ai dukej në formë të mirë fizike dhe shëndetësore, i nxirë nga dielli dhe i rrethuar nga familja e tij. Pak javë më pas situata do të ndryshonte kryekëput për të, ndërsa mjekët do ta diagnostikonin me kancer në fyt. Kjo sigurisht që do të përbënte një traumë të madhe për çdo njeri. Si nën efektin e ilaçeve dhe të peshës së sëmundjes Dagllas duket i lodhur i hequr dhe shumë më i shkuar në moshë nga sa është në të vërtetë. Mbi të gjitha po ta krahasosh me bashkëshorten e tij të re. Flokët i janë zbardhur të gjitha dhe zëri i është mekur.
“Kur mora përgjigjen e biopsisë u çudita me veten që qëndrova aq i fortë. Më pas më thanë se për ta përballuar sëmundjen duhet që të filloja një program të menjëhershëm dhe intensiv kimioterapie dhe se kjo do të më kushtonte shumë kohë, energji. Në këto kushte vendosa që të njoftoja studion time filmike.”
Dagllas është ende shumë i ri në moshë, vetëm 65 vjeç dhe ai vetë beson se një kombinim i një jete me shumë ulje e ngritje emocionale dhe jo vetëm gjatë viteve të rinisë së tij dhe më pas, përfshi edhe burgosjen e të birit 41-vjeçar për drogë, mund të jenë shkaku i kancerit të tij. “Ky lloj i veçantë kanceri kryesisht shkaktohet nga përdorimi i vazhdueshëm i alkoolit dhe cigareve, e kam fjalën nga abuzimi me gjëra të tilla dhe sigurisht rol të veçantë kanë edhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme, infeksione që kur hyjnë në organizëm shkaktojnë një dëm shumë të madh”, rrëfen Dagllas me një ton disi të penduar. “Unë gjithmonë punoj shumë dhe luaj me shumë pasion dhe sigurisht tani kam një betejë të vështirë përpara, por më pëlqen që të jem shumë optimist edhe pse jo të shijoj ende jetën edhe me një gotë verë përpara”.
Ndërsa i është kushtuar tërësisht kancerit dhe shërimit, Dagllas nuk ka hequr dorë nga planet për të ardhmen. “Koha dhe jeta ikin me shumë shpejtësi, por unë dhe ime shoqe jemi përgatitur që të festojmë 10-vjetorin e martesës sonë dhe për këtë po bëjmë edhe shumë plane. Jemi të vendosur që të gëzojmë çdo ditë që Zoti na fal pranë njëri-tjetrit dhe të mendojmë se kjo do të zgjasë pafundësisht. Në një situatë të tillë fëmijët kanë qenë shumë mbështetës për ne dhe janë një motiv shumë i fortë për mua që të vazhdoj betejën.
Dagllas mendon se është ende në gjendje që të realizojë ato role që nuk ka mundur për arsye të ndryshme që t’i sjellë në ekran.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List