Ylli i filmit “Twilight”, aktori 24-vjeçar, Robert Pattinson, është shpallur mashkulli britanik që vishet më së miri, ndërsa Gerard Butler është në vendin e dytë. Në anketën për listën e britanikëve që vishen më së miri kanë votuar rreth 25 mijë njerëz.
Aktorja Emma Watson është shpallur femra që vishet më së bukuri në Britaninë e Madhe sipas rezultateve të anketës të bërë në revistën Glamour.
Aktorja 20-vjeçare në listë pas vetes ka lënë yje si Victoria Beckham, Keira Knightley, Cheryl Cole dhe Sienna Miller. Kate Moss ka përfunduar vetëm në vendin e gjashtë, ndërsa në dhjetëshen që vishen më së miri kanë hyrë edhe Lily Allen, Pixie Lott, Naomi Campbell dhe këngëtarja Florence Welch.
Post a Comment