Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Grua perfekte vetem ne internet

Si duhet të jetë vajza ideale për një djalë? Në parim gruaja e ardhshme apo e ëndrrave duhet të jetë seksi, e bukur, e dashur, e aftë për të ditur sesi të sillet me shoqërinë edhe miqtë e tij. Por femrat, që duhet ti kenë në të njëjtën kohë të gjitha këto karakteristika, janë shumë pak, por edhe burrat e përsosur janë të paktë. Meshkujt nuk i duan zonjushat që kërkojnë ende përkujdesje dhe mirësjellje, që transformohen në një mama që jep urdhra që në momentin që fillojnë të jetojnë bashkë. E mbi të gjitha nuk durojnë dot gratë në karrierë, më mirë shtëpiaket. 

Pra, shpesh nuk e kuptojmë ose ndoshta nuk jemi të bindura nëse kemi të drejtë apo nuk shohim defektet tona, por edhe meshkujt kanë problemet e tyre në lidhje me “seksin e dobët”. E për këtë gjë kemi gjetur një ide apo të themi një biznes me vajza virtuale. Në Japoni ekziston një qytet mbi det ku është e mundur që të prenotosh pushimet në çift, ku ai është i gjallë, me mish e kocka, kurse ajo ekziston vetëm në videogame. 

Kjo është çmenduri dhe dëshpëruese, por nuk është e vetmja. Nëse nuk e keni gjetur shpirtin binjak dhe ju ka ardhur në majë të hundës nga gjykimet e familjarëve të tu ekziston një mënyrë për të shmangur pyetje të sikletshme, vajza imagjinare. Është një person i vërtetë, dhe jo një ëndërr dhe jepet me qira. Kushton 45 dollarë në muaj dhe duhet ti bashkohesh listës së kandidatëve në sajtin yourimaginarygirlfriend.com ose imaginarygirlfriends.com.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List