Në jetë thotë se është i aftë ta marrë çfarë do. E ka ngulitur në kokë që me të njëjtën strategji që fitoi “Big Brother 3”, të arrijë të depërtojë dhe në politikë, edhe pse e sheh si shumë të vështirë. Jetmir Salaj, djali 26-vjeçar nga Vlora, rrëfen pasionin e tij për t’u pozicionuar si politikan antikomformist, pas diplomimit për Marrëdhënie Ndërkombëtarë në Romë dhe famës që mori në një “reality show”. Ai zbulon filozofinë e tij dhe jetën e re që ka nisur në Tiranë më Rezin:
"Më duket herët për të shpjeguar ofertat në këto momente. Ofertat nuk kanë munguar, pasi tashmë dihet nga të gjithë shqiptarët që aspirata ime është të bëj diçka më të mirë për këtë vend dhe të them të drejtën jam duke reflektuar, pasi dua që zgjedhja ime të jetë koherente me statusin tim personal, atë të një njeriu që nuk duron dot padrejtësinë." shpjegon Jetmiri duke shtuar "Beteja ime nuk është e lehtë, pasi vështirë të depërtosh në radhët e politikës, ku të gjithë mbrojnë me forcë karriget dhe pozicionet e tyre, por sfida ime është më e madhe se sa mua por siç dihet sfidat më pëlqejnë dhe jam gati të nis një tjetër sfidë pas asaj të lojës në “Big Brother”. Kam treguar që di të fitoj dhe shpresoj ta bëj edhe kësaj here."
Post a Comment