Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Ka pasur xhinse edhe shekullin XVII?

Labels:
Një seri pikturash të një autori të panjohur italian të fund shekullit XVII ekspozohen në Paris. Interesantja qëndron tek veshjet e personazheve të tablove. Sipas studiuesve dhe historianëve, bëhet fjalë për xhinse

Lypës të veshur në xhins, gra me funde të shqyera, po në materialin e famshëm. Të gjithë menduan se bëhej fjalë për një mashtrim: Një ekspozitë e një piktori të Italisë së Veriut të fundshekullit XVII, ku personazhet janë veshur me xhins?
Të çudiste fakti që ekspozita mbështetej nga Marithé et François Girbaud, ekspertë të njohur të fushës. Por fotot e shpërndara në shtyp dukeshin bindëse dhe teksti kuratorial serioz. Kjo shtyu shumë vizitorë drejt galerisë "Canesso" në Paris, një qendër e madhe e pikturës së vjetër italiane, në një lagje ku mes bankave dhe agjencive të sigurimit, galeritë e artit janë të pakta. Teksa rrethohesh nga luksi dhe arti i madh, kupton se nuk bëhet fjalë për një mashtrim: tekste shkencore të historianes së artit dhe kuratores Gerlinde Gruber nga Muzeu i Vjenës Kunsthistorisches dhe mbështetje nga Ambasada Italiane. 

Tetë nga 10 tablotë, rreth të cilave nuk dihet thuajse asgjë, janë rigjetur nga Maurizio Canesso dhe janë prezantuar në këtë ekspozitë. Në secilën prej tyre njëri, apo më shumë prej personazheve janë veshur me një rrobë prej cope blu, në të cilën historianët e kostumeve shohin paraardhësit e xhindeve denim: e tillë është veshja e gruas së vjetër, fundi i shqyer i lypëses me një tas bosh dhe i gruas që qep pranë dy fëmijëve të saj, etj. Lypësi, që paraqitet në posterin e ekspozitës mban një xhaketë shumë të madhe për trupin e tij, të shqyer, të arnuar, të gjetur, apo ndoshta të vjedhur, por gjithsesi xhins. 

Sa për klientin me një pamje dinake, të ulur tek berberi, interesante janë getat e tij, të cilat duken të qepura me një copë xhins. Duket si një obsesion, një joshje nga bluja, për të cilën Michel Pastoureau thotë: bluja, ngjyra e mallkuar e antikitetit, e cila u bë ngjyra mbretërore e mijëvjeçarit. Autorin anonim të ekspozitës e kanë pagëzuar "Mjeshtri i telajos xhins", pasi shumë pak njihet për të, veç një portreti që e bën të pangatërrueshëm. 

Në tablotë e tij sheh më shumë fshatarë, lypës e djaj të varfër, të veshur me rrecka blu, fijet e bardha të të cilave tregojnë strukturën tipike e cohës së rëndë gjenoveze, nga ku erdhi edhe emri, sipas anglezëve "geanes". Mendohet se ka jetuar në Europën e shek. XVII dhe ishte një piktor realist, një Caravaggio i vëmendshëm kundrejt dinjitetit njerëzor, i cili i përshkruan personazhet e tij gjithmonë me respekt. 

Qëllimi i ekspozitës është të tregojë se në ç'kontekst është zhvilluar ky lloj arti kaq origjinal i "Mjeshtrit të telajos xhins" dhe cila është kultura e tij figurative. Jo rrallë herë pikturat e tij janë marrë si vepra të piktorëve të mëdhenj, që nga spanjolli Diego Velazquez tek Georges de La Tour, apo vëllezërit Le Nain, apo holandezi Michael Sweerts. Nga ana tjetër, një numër i konsiderueshëm karakteristikash stilistike e tematike e lidhin punën e piktorit anonim me kontekstin kulturor veneto-lombard dhe e vendos atë në gjysmën e dytë të shek. XVII.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List