Dobrivoje Mitiq (76) ka vdekur sepse nuk ka mundur të thërrasë ndihmën e shpejtë për arsye të ndërprerjes dhe asgjësimit të antenave të Telekomit të Serbisë në Kosovë, ka vlerësuar kolegjiumi mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë. “Ai nuk ka mundur të thërrasë ndihmën e shpejtë më 27 shtator, kështu që bija e tij mëngjesin e ditës së nesërme ka ardhur personalisht për të ftuar ekpin mjekësor pë ndihmë”, shkruan Blici i Beogradit.
Megjithë intervenimin e ekipit të ndihmës së shpejtë, plaku dje ka rënë në komë dhe pasdreke ka vdekur, thuhet në vijim, pa saktësuar se nga është “viktima e parë e aksionit të ndërprerjes së dhunshme të telefonisë mobile serbe në Kosovë”, si e cilësoi Shtëpia e shëndetit në Graçanicë këtë rast.

Post a Comment