Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit , z. Lutfi Haziri e priti në kabinetin e tij, z. Fraco Nera, aktor i njohur Italian. Ministri Haziri e falënderoi aktorin e mirënjohur për rolin e tij ,për ardhjen e tij në Prishtinë, Nera është aktor me përmasa të mëdha botërore dhe mik i aktorit tonë Bekim Fehmiut, siç tha edhe vet.
Nera këto dhjetë vjet ka qenë afër Kosovës, afër popullit të Kosovës, e ka një ide produksion që në mes Kosovës dhe Italisë, të realizohet një film të mundshëm i cili mund të bëhet bashkërisht dhe ne e falënderojmë, do t'i afrojmë mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Qeverisë së Kosovës, që Kosova me ec në këtë drejtim edhe me emra siç është Franco Nera. Franco Nera tha se në vitin e ardhshëm mendoj me e bë një film, që do ta ndihmoj edhe Ministria e Kulturës së Italisë. Ai foli edhe për përshtypjet e tij, që ka vizitua, pas luftës Kosovën. Por, ky aktor ka sjell ndihma humanitare për fëmijët e Kosovës pas luftës/topLajm
Post a Comment