Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Përfaqësuesja e Kosovës në olimpiadën "Londra 2012"?

Labels:
Gjëja e parë që të bie në sy është modestia e saj. Joimponuse dhe mjaft e butë në sjellje, Majlinda Kelmendi nuk tregon fare ashpërsinë që pritet nga një kampione e botës për juniore. 

Në moshën 19-vjeçare kjo xhudiste kosovare mban ëndrrën sportive të një shteti të tërë. Pasi që fitoi medaljen e artë në botërorin për juniore në Paris vitin e kaluar, ajo

ktheu shikimin drejt përfaqësimit të Kosovës në olimpiadën "Londra 2012". Por, politika ndërkombëtare është duke i qëndruar në rrugë. 
Kosova shpalli njëanshëm pavarësinë nga Serbia në shkurt të vitit 2008. Ky akt u refuzua nga Beogradi dhe nuk u miratua nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, për shkak të kundërshtimeve nga Rusia e Kina.
Autonomia e saj është njohur nga 70 shtete deri më tash, jo mjaftueshëm për të fituar anëtarësimin në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (KON). 
Nëse Kosova dështon të fitojë anëtarësimin në KON deri në vitin 2012, atëherë Kelmendi duhet të shqyrtojë mundësitë e tjera. Njëra prej tyre është të garojë si sportiste e pavarur për KON-in, gjë që ka ndodhur në olimpiadat e kaluara. 
Derisa merr një pushim nga një seancë intensive stërvitore, Kelmendi më thotë se si do të ndihej po të bëhej sportistja e parë që prezanton Republikën e Kosovës në Lojërat Olimpike. 
"Do të isha personi më i lumtur në botë. Ne jemi shtet i ri dhe do të ishte rast perfekt për t'i treguar botës se në Kosovë ka shumë persona të rinj që dinë të bëjnë gjëra të mira", thotë ajo për rrjetin britanik BBC. 
Ne flasim në sallën moderne mjaft të ndriçuar në qytetin e saj në Pejë, që shtrihet në malet në perëndim të Kosovës. Arena është ndërtuar nga Driton Kuka, trajneri i Kelmendit, që thotë se ka zbuluar talentin e saj shumë herët. 
"Që nga fillimi kam parë në Majlindën diçka që të tjerët nuk e kishin. Ajo është ambicioze, trimëreshë dhe një luftëtare e vërtetë", thotë Kuka. 
Muret e sallës së sporteve janë të mbuluara me fotografi të sukseseve sportive të Kelmendit, që Dritoni, beson se janë inspirim edhe për sportistët e tjerë. 
"Për të gjithë xhudistët këtu, Majlinda është heroinë. Në të, ata mund të shohin dikë që është vërtet e veçantë për ta", thotë Kuka. Sporti i ka dhënë mundësi të reja këtij komuniteti të vogël kosovar, që po mundohet të largohet nga lufta shkatërruese e viteve ‘90. 
Konflikti ishte kulmimi i viteve plot tensione në provincën, në pjesën jugore të Serbisë, të populluar me shumicë shqiptare dhe pakicë serbe. Derisa kryengritjet separatiste po rriteshin në Kosovë, Beogradi dërgoi trupat. 
Me qindra mija njerëz u larguan nga provinca dhe raportet për një pastrim masiv etnik, u vlerësuan nga NATO-ja si katastrofë humanitare. NATO-ja në mars të vitit 1999 nisi bombardimet 78- ditore në Serbi e Mal të Zi, atëbotë të quajtur Jugosllavi. 
Pas armëpushimit Kosova u vendos nën administrim të Kombeve të Bashkuara. Nëntë vite më vonë, provinca e shpalli pavarësinë. 
Sot, qetësia është kthyer në këtë territor rural, por zënkat politike vazhdojnë. 
Në zyrën e tij të vogël në kryeqendër, Prishtinë, kryetari i Komiteti Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, mundohet të krijojë kontakt me KON-in për të lobuar për kauzën e Kosovës. 
Prapa tij pushon në mur emblema e Komitetit Olimpik të Kosovës, derisa pret që një ditë me krenari të ngrihet lart. 
"Ëndrra ime është që të shoh Kosovën në Lojërat Olimpike. Pas asaj edhe nëse vdes do të ishte çdo gjë në rregull", thotë Hasani. 
I pyetur nëse ndonjë sportist kosovar mund të garojë për Serbinë, nëse dështojnë tentimet për anëtarësim në KON, Hasani pauzon pak dhe përgjigjet duke shikuar drejt përpara: "Kurrë. Kurrë". 
Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur ka përfunduar lufta, por plagët mbeten këtu dhe dy komunitetet - shqiptarët dhe serbët - janë ende thellë të ndarë. 
Një numër i madh i shpresave të reja sportive stërvitin në qendrën lokale të qytetit. Dhomat e vjetra nga betoni ngjallen me ushtimat e topave të pingpongut dhe goditjet e thasëve të boksit. 
Një grup i boksierëve të rinj mblidhet prapa një figure të madhe, Aziz Salihut, olimpistit të vetëm kosovar, që fitoi një medalje të bronztë për Jugosllavinë në "Los Anxheles 1984". 
"Bota duhet të bëjë diçka për këta sportistë. Ata ndoshta mund të stërviten me vite dhe në fund të mos kenë rastin të garojnë në Olimpiadë. Nuk është fer. Nëse ata nuk mund të marrin pjesë në garat ndërkombëtare, atëherë mund të humbasim këtë gjeneratë të sportistëve", thotë Salihu. 
Pas stërvitjeve dhe mësimit pasdite, Kelmendi, ndihmon nënën për të përgatitur darkën në shtëpi. Shtëpia e saj është e mbushur me medalje e trofe, si dhe me albume familjare dhe me shkrime të gazetave lokale për suksesin e saj sportiv. 
"Unë jam e sigurt se po të mos stërvitja xhudo do të isha askush, veçanërisht në Kosovë. Unë vetëm dua të bëj trajnerin dhe familjen time krenarë", thotë me modesti Kelmendi. 
Ajo sigurisht se është krenari e Kosovës. Por, kjo sportiste e përkushtuar nuk do të ndalet me kaq. 
Ajo do të vazhdojë të luftojë derisa të ecë në stadiumin e Londrës, ku shpreson të jetë duke mbajtur flamurin e Kosovës / Koha
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List