Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Prap reduktime?!

Labels:
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka thënë sot në Bruksel se, pa marrë parasysh incidentet e fundit që kanë ndodhur në veri të Kosovës, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është duke u përmirësuar.

Kjo bën që aleatët të jenë ende të interesuar për reduktim shtesë të pranisë ushtarake ndërkombëtare, ka thënë Rasmusen. Ai, duke u përgjigjur në pyetjen se a është e zgjuar që të vazhdohet me zvogëlimin e pranisë së NATO-s në Kosovë, duke pasur parasysh situatën, tha se asnjë vendim nuk është marrë ende. Ai po ashtu tha se sot ka pasur takim të vendeve që janë kontribuuese në misionin e KFOR-it në Kosovë dhe është thënë se do të ishte tepër herët që tash të vendoset. Shefi i NATO-s tha se para çdo vendimi
për reduktim të mëtejmë të trupave të NATO-s në Kosovë, NATO-ja do të presë analizat e autoriteteve ushtarake, që do të analizojnë edhe situatën politike, por edhe situatën e sigurisë në terren. Drejtimi që po merr Kosova dhe situata atje është e qartë – situata e sigurisë është duke u përmirësuar, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, duke shtuar se ndoshta është edhe një lajm paksa i mirë se incidentet e fundit që kanë ndodhur, nuk kanë qenë të provokuara me motive politike, por si rrjedhojë e një rezultati të një ndeshjeje sportive. Ndërkaq, lidhur me një çështje tjetër që është duke u përfolur në qarqet diplomatike rreth kërkesës së Serbisë për të bërë ndryshime në marrëveshjen tekniko-ushtarake që NATO-ja kishte arritur me Beogradin që në fund të vitit 1999, Rasmusen tha se NATO-ja është duke e shqyrtuar këtë kërkesë të Serbisë, porse asnjë vendim rreth kësaj nuk është marrë. Ai tha se edhe në këtë rast pritet që së pari të përpilohet mendimi i autoriteteve ushtarake të NATO-s.

Shefi i NATO-s, megjithatë, përshëndeti atë që e quajti sjellje shumë konstruktive të Serbisë rreth rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ky është një hap shumë i mirë dhe shumë i mirëpritur i Serbisë që është në të mirë të të gjithëve, u shpreh sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen / Augustin Palokaj / Radio Evropa e Lirë
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List