Martë, Shtator 14, 2010
Nadal mposht Djokovicin në finalen e Grand Turneut US Open dhe kështu bëhet lojtari me i ri në historinë e tenisit që fiton të gjitha Grand turnet në karrierë.
foto nga syfy.com |
Nadal u bashkohet emrave si Fred Perry, Don Budge, Rod Laver, Roy Emerson, Andre Agassi dhe së fundi Roger Federer që fituan të katër titujt kryesor në karrierë, Nadal poashtu bëhet tenisti i parë që arrin të fiton brenda një stinori në Paris, Londër dhe New York, qënga viti 1969 kur këte e kishte arritur Rod Laver
Nadal triumfoj me rezultat 3-1 ne sete 6-4, 5-7, 6-4, 6-2. Ishte një duel i fortë, të dy tensitet luftuan shumë deri në pikën e fundit por Nadal arriti të fiton në momente kyqe të lojes ku me goditjet e tij u dëshmua se me merite është i ranguar nr. 1 ne botë.
"Është ndjenjë e mrekullueshme të fitoj ketu sonte. Kjo fitore ndaj një lojtari si Djokoviv ishte shumë e veshtirë, duelet tona të ndërsjella tregojnë se kam humbur nga ai shpesh, dhe për këtë ndjehem i lumtur që arrita ta mposhti sonte duke luajtur lojen time më të mirë në US Open në momentin më të duhur ” - tha ne fund Nadal.
Post a Comment