Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

“Sejdiun e tradhtuan pas shpine”

Labels: ,
Prestigjiozja “The Financial Times” shkruan për dorëheqjen e Sejdiut
 
Prestigjiozja britanike “The Financial Times” i ka kushtuar një vend të rëndësishëm dorëheqjes së Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

 E përditshmja londineze shkruan se dorëheqja e detyruar e Sejdiut e ka tronditur keq koalicionin qeverisës, gjë që mund të shkaktojë rënien e Qeverisë, apo ta detyrojë atë të kërkojë përkrahjen e partive më të vogla. Sipas “The Financial Times”, largimi i Presidentit kosovar mund të shtyjë edhe fillimin e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit.

Thika pas shpine

Duke cituar përkrahësit e Fatmir Sejdiut në Prishtinë, korrespondenti i kësaj gazete në Ballkan thotë se Sejdiut i “kanë rënë me thikë pas shpine” aleatët e tij të dikurshëm, duke përfshirë edhe zyrën mbikëqyrëse të udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Gazeta citon pjesën e deklaratës së dorëheqjes të Sejdiut, në të cilën ai tha se "në bazë të marrëveshjes me forcat politike në vend dhe me faktorin ndërkombëtar, unë kam besuar se mbajtja e postit të Kryetarit të LDK-së, duke mos e ushtruar atë funksion... nuk përbën shkelje të kësaj Kushtetute".

Pavarësia “The Financial Times” flet përmbledhtas për pavarësinë e Kosovës dhe historinë e koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së, të udhëhequr nga Thaci dhe Sejdiu, dhe më pas shkruan se sipas Kushtetutës do të duhej të mbaheshin zgjedhje të reja mbas pavarësimit të vendit, por të dy liderët bënë marrëveshje koalicioni, e cila u përkrah nga Pieter Feith, emisar i Unionit Evropian, për hir të stabilitetit në atë kohë. "The Financial Times" thekson se të dy liderët janë ndeshur hapur kur LDK-ja e z. Sejdiu  fitoi në qytetet kryesore në zgjedhjet komunale nëntorin e kaluar. Në fund, prestigjiozja britanike pohon se partitë opozitare po ashtu kanë ngritur dyshime për legjitimitetin e mandatit të z. Thaçi.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List