Koha Ditore, në botimin e sotshëm, duke i raportuar komentet e para të shefit të shtetit për vendimin e Gjykatës Kushtetuese si jo serioze, shkruan se presidenti Fatmir Sejdiu ka kontestuar të shtunën verdiktin e Gjykatës Kushtetuese rreth rastit të tij, por ka dhënë zotimin se do ta respektojë atë.
Në adresimin e parë për media pas konstatimit të Gjykatës se presidenti ka bërë shkelje serioze të Kushtetutës, konkretisht të nenit 88.2, duke mbajtur njëkohësisht edhe postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike e Kosovës, shefi i shtetit nuk ka dhënë shenja se do të paraqesë dorëheqjen nga ndonjëri post i lartë, pa e marrë vendimin e plotfuqishëm nga Gjykata Kushtetuese.
“Unë kam marrë informacion, por nuk kam marrë vendimin dhe natyrisht përgjigjen time të drejtpërdrejtë lidhur me vendimin dhe pjesën shpjeguese të tij do ta jap pasi ta studioj”, ka theksuar presidenti Sejdiu, në një konferencë shtypi të mbajtur në Aeroportin e Prishtinës, pas kthimit nga qëndrimi njëjavor në Nju Jork. “Gjykata Kushtetuese nuk preferon se çfarë duhet të bëjë presidenti”.
Në konferencë nuk dukej si zakonisht presidenti. Fare pakë kohë u ka dhënë gazetarëve për pyetje, ndërkaq gjatë gjithë kohës ka ndenjur mërrolur.
Por, ani se ka mohuar të ndërmarrë në një të ardhme të afërt hapin e lënies së postit të presidentit, këtë opsion e kishte në kokë që në Nju-Jork, i kanë thënë gazetës burime të afërta me të. Sipas tyre, presidenti ka pasur një skenar tjetër, para se të nisej për në Kosovë.
“Është pritur që presidenti të ofronte dorëheqjen menjëherë, apo së paku, dikush nga kabineti i tij ta paralajmëronte atë për në orët e mbrëmjes”, ka thënë burimi i gazetës. “Por, e gjitha ka ndryshuar pas konsultave që presidenti i ka zhvilluar me akterë të caktuar politikë dhe rrjedhimisht është vendosur që ai ta presë njëherë vendimin e Gjykatës”.
Vetëm dy orë para kthimit të presidentit në Prishtinë, dy deputetët që e kanë iniciuar lëndën e tij në Gjykatë, Naim Rrustemi dhe Driton Tali, kanë shfaqur bindjen se i pari i shtetit do të japë dorëheqje dhe nuk do të presë shkarkimin nga Kuvendi i Kosovës.
Për bindjen e këtij deputeti, kthimi i presidentit kah LDK-ja do të ishte shumë me vend, pasi kjo parti, siç ka thënë ai, ka nevojë për një kryetar funksional.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese se presidenti ka bërë shkelje serioze, pashmangshëm pritet të derivojë efekte politike. Se a do të jenë të rënda apo të lehta ato efekte, drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Ilir Deda, ka thënë se do të varet kryesisht nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Nëse LDK-ja, sipas tij, ka dinjitet dhe e respekton vendimin e Gjykatës, mund të dëmtohet në këtë fazë, mirëpo në një proces më afatgjatë, do t’i ndiente efektet pozitive, sepse do të shkonte drejt reformimit të saj. Një nga opsionet që mund të përdoren në këtë kohë, është që presidenti të japë dorëheqjen dhe t’i kthehet partisë, me synimin që ta marrë edhe një mandat si kryetar. /koha
Sejdiut si behet vone edhe pse e shkel Kushtetuten

Post a Comment