Të dyja qëndrojnë pranë njëra-tjetrës që nga koha e kopshtit. Nëse ka ndodhur e njëjta gjë edhe mendonjërën prej jush deri në bankat e gjimnazit, me siguri që jeni ndarë nga motra më e madhe pak muaj në përzgjedhjen e degës së universitetit. Marina dhe Luana Vjollca, as atëherë nuk e kanë bërë. Studiojnë të dyja për juridik dhe shkojnë po prapë bashkë në të njëjtën punë, në “Top Channel”.
Në fakt, as tani e as më vonë, nuk do të mund të arrij të besoj se dy njerëz do të mund të bënin mirë gjithçka së bashku. Të shkonin në punë, në shkollë, të pinin një kafe, e si rrjedhojë të takonin të njëjtët njerëz. Do të mund ta pranoja ndoshta për një farë kohe. Edhe në rast se do ngirni krye për të kundërshtuar që dy motra mund të ndodhë t’i bëjnë të gjitha këto, prap nuk do t’iu besoja. Po ja që përjashtime paska (jo se i japin fund skepticizmit tim)! Marina dhe Luana Vjollca bëjnë gjithçka bashkë. Kjo histori nuk ka një vit apo dy që ka filluar. Motrat kanë qenë në të njëjtën bankë apo oborr qysh në kopsht e më pas në shkollë. Do të thotë, vitet kur nuk janë ngritur në të njëjtën orë në mëngjes e janë grindur se kush do të shkojë e para në tualet, nuk i kujtojnë më.
Post a Comment