Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Shakira e din cka bënë!

Labels:
Derisa ka performuar në “Madison Square Garden”, të martën mbrëma, Shakira ka deklaruar një qëllim të madh dhe të thjeshtë. “Jam këtu për t’ua bërë qejfin juve”, ka thënë ajo. Ky është qëllimi i pop muzikës dhe disa prej metodave të saj ishin pothuajse shumë universale. Të tjerat ishin të vetë Shakirës.
Shakira
Sikurse shumica e pop yjeve, Shakira ka kënduar për dashuri dhe romancë, për dëshira që ndahen mes njerëzve dhe po ashtu për pendime dhe hakmarrje. Këngët që e bënë yll në Kolumbi në vitin 1990, të cilat i këndonte në gjuhën spanjolle, do të mund të jenë të diskutueshme: “Si të vras” , rrëfen për një dashnor që nëse ik nuk mund të kthehet më. Por ajo mund të jetë edhe shumë e dhembshur, sikurse ishte në hitin botëror të vitit 2001, “Whenever, whenever”, të cilin e këndoi në gjuhën angleze. Në skenë ajo di të udhëheqë në të dyja gjuhët.

Ajo është yll me ndërgjegje.

Në mesin e agjendës së turneut aktual të Shakirës ishte edhe një adresë tjetër të mërkurën, për në “Clinton Global Initiative” – rreth fondacionit të saj për edukim në Kolumbi. Në “Madison Square Garden”, duke performuar ajo ka përshëndetur para publikut presidentin e Kilit dhe të Kolumbisë.

Koncerti i saj ngërthen tinguj me ndikim në kulturën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tinguj rock si në këngët e albumit të saj të vitit 2009 “She’s Wolf”. Po ashtu ka muzikë elektronike të klubeve të mbrëmjes. Megjithatë, për secilën këngë me një idiomë amerikane, po ashtu ka pasur diçka më ndërkombëtare. 

Kjo mund të gjurmohet më së miri në trashëgiminë e saj – mbiemri i saj është Mebarak dhe ajo është kolumbiane nga një familje libaneze me origjinë spanjolle dhe italiane. Pasi e ka inkuadruar “Whenever, Whenever” në një rock version të “Unbelievable”, një këngë e grupit britanik “EMF” që ishte hit në vitin 1990, Shakira ka vazhduar me performimin edhe të një rock kënge të “Metallica”, “Nothing Else Matters”. Mirëpo ajo dhe bendi i saj përmes lojës në tupanë kanë tingëlluar sikur disa tinguj të muzikës së Lindjes së Mesme.

Mirëpo eksperimentimi i saj në performimin ka vazhduar me transformimin e këngëve të saj përmes daulleve dhe dridhjes së zërit. “Sale el Sol” ose në anglisht “The Sun Comes Out” është titulli i këngës së re e cila do të jenë në albumin e ardhshëm të saj që pritet të publikohet më 19 tetor në “Sony Music Latin/Epic”. Ajo e ka determinuar atë si një këngë të stilit rock. Disa këngë të tjera të reja të përfshira në albumin e saj të ri do të përfshijnë edhe disa bashkëpunime me disa reperë nga Karaibet të cilët këndojnë në mënyrë të veçantë këtë lloj të muzikës. Ata njihet për disa këngë shumë të njohura si “Loca” dhe bashkëpunimin me reperët kubanë “Calle 13”, të cilët janë të njohur për këngën “Gordita”.

Për të gjitha këto eksperimente Shakira ka shfrytëzuar zërin e saj të shpejtë dhe të ndryshueshëm nëpër faza të ndryshme. Gjithashtu në disa këngë të këtij albumi mund të vërehet edhe një mprehtësi e zërit të saj që nganjëherë shkon duke u ndezur. Por përpos zërit Shaki përdor edhe trupin e saj që e lëviz me ndjeshmëri por nganjëherë ajo shkon edhe në ekstrem duke u përdredhur 360 shkallë. Gjithë këto lëvizje të cilat shumë njerëz magjepsen përcillen me një buzëqeshje fëmijërore.

Por ajo është shumë e njohur për vallëzimin ‘Belly Dancer” që e mban atë shumë afër fansave të saj. Këtë lloj vallëzimi Shakira e përzien me një vallëzim hip-hop, salsa që e bën atë të jetë me një paraqitje edhe më dinjitoze. Për ata që janë larg skenës ajo mund të shihet qartë në secilin ekran dhe asnjë lëvizje e saj nuk mbetet pa u vlerësuar.

Për këngën ”Osoj Asi” ajo bëri disa lëvizje të cilat e shtynë në vibracion tërë trupin e saj, duke arritur një shpejtësi të lartë saqë kënga që deri atëherë ishte e njohur për vetminë u bë një shfaqje besimi.

Aspiratat e pop yllit Shakira janë që të vlerësohet në gjithë botën. Ajo e përfundoi koncertin me këngën “Waka Waka”, këngë kjo që i solli famë të madhe në kampionatin e Kupës Botërore në Afrikë, me versionin në anglisht dhe spanjisht. Në po këto gjuhë do të publikohet edhe albumi i ardhshëm. Ajo filloi me një marshim të njëjtë sikur grupi irlandez por që u zhvendos më pas përmes teksteve në Kamerun por që do të vazhdojë të udhëheqë një valle me plot palma era e të cilave e shtyn atë të vallëzojë. Në fund Shakira deklaroi: "Ne të gjithë jemi Afrika!”. Në mënyrë globale ishte një mendim pozitiv.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List