“Kishim dëshiruar që nëse Serbia dhe të gjithë të tjerët kanë lexuar rezolutën e AP të OKB-së, të kishin kuptuar se çështja e statusit të Kosovës është zgjidhur përgjithmonë dhe është një kapitull i mbyllur, ka deklaruar për radion Evropa e Lirë, ministri i punëve të Jashtme të Shqipërisë, Edmond Haxhinasto. Tash ka mbetur të zhvillohen bisedime për çështjet praktike dhe teknike me kosovarët, por si partnerë të barabartë dhe si dy shtetet të pavarura, ka thënë ministri i Jashtëm shqiptar.“Është koha që Serbia të njohë realitetet e krijuara, të shikojë përpara dhe jo prapa. Është koha të kuptohet se përpjeka e Serbisë për të bllokuar pavarësinë e Kosovës, që është një proces i pakthyeshëm, është humbje e kotë energjie”, ka thënë Edmond Haxhinasto.
I pyetur të thotë nëse është realist synimi i Serbisë për të marrë pjesën veriore të Kosovës, ministri Haxhinasto ka thënë se kemi të bëjmë me një opsion shumë jo realist dhe të rrezikshëm, sepse mund të hapë çështje të tilla në hapësira tjera.
“Nuk është realiste të mendohet për ndryshimin e kufijve, sepse kjo vetëm mund të krijojë më shumë probleme në Ballkan, nga të cilat popujt e kësaj hapësire kanë vuajtur. Kjo nuk është rruga përpara. Duhet shkuar drejtë heqjes së kufijve, krijimit të rrethanave e klimës për bashkëpunim, pajtim dhe hyrjes në proceset integruese evropiane”, ka thënë ministri Haxhinasto.
“Ky është vizioni i Shqipërisë dhe ne do ta mbështesim këtë vizion bashkë me fqinjët tano – kosovarët, serbët dhe me të gjithë të tjerët në rajon”, ka konkluduar ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto./rel

Post a Comment