Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Zhvishet edhe Diellza Kolgeci

Labels:
Ka kalur një kohë e gjatë që kur Diellza fitoi kurorën e më të bukurës në mbarë Kosovën. Atë kohë ajo përfaqësoi Kosoven j në shumë evente të bukurisë në mbarë botën, duke u cilësuar si një nga femrat më të bukura atje dhe gjithashtu duke fituar çmimet për linjat trupore më të mira. Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm Diellza filloi punën si modele, duke reklamuar produkte të ndryshme dhe duke qenë një ndër imazhet më të preferuara në Kosovë e më gjerë.
Bukuria dhe linjat trupore akoma më shumë shtonin interesimin e publikut për këtë femër. Pas modelimit, ajo filloi jetën e saj si aktore në krah të artistit të madh kosovar, të të ndjerit Faruk Begolli, filmi i të cilit i shtoi akoma më shumë popullaritetin vajzës së ekraneve. Më vonë po ashtu si pasion, Diellza filloi të merret dhe me muzikë, por në këtë drejtim nuk kishte dhe aq sukses edhe pse realizoi disa këngë, mes të cilave dhe një klip, të cilin e xhiroi në Egjipt. 

Të gjitha këto gjëra, në shumë intervista ajo i cilësoi si hobi, ndërsa si profesion primar thekson se ka avokaturën, degë në të cilën ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, duke mos lënë mënjanë dhe studimet, të cilat i ka mbaruar për modë në “Fashion Institue of Tecnology”. “Diellza është tip i femrës ambicioze, që nuk zgjedh mjete për të arritur qëllimin që ka”, theksojnë ata që e njohin nga afër bukuroshen kosovare, duke shtuar më tej se është në lidhje serioze me basketbollistin Edis Kuraja, me të cilin ka një diferencë moshe rreth 4-5 vjet dhe Edisi është i dashuruar marrëzisht mbas Diellzës. Pas gjithë punëve rreth modelimit, aktrimit dhe muzikës, ajo hapi dhe një organizatë me të cilën synonte të futej në politikë, por momentalisht kjo organizatë nuk është aktive sa duhet në Kosovë. “Diellzës një herë i kujtohet t’i hyjë politikës, herën tjetër të botojë libër autobiografik, bën sfilata të ndryshme mode dhe po ashtu ka edhe një butik të vetin ku shet rrobat e dizajnuara personalisht”, flasin miq të afërm të saj. Diellza së bashku me të dashurin Edisin, kanë kaluar pushimet verore në bregdetin e Ulqinit, ndërsa ne kemi siguruar foto të nxehta të “Miss Kosovës”, të cilat e shfaqin me linja tepër perfekte.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List