Krahas kësaj ne vazhdojmë t’u besojmë atyre këshillave me vite të tëra. Mos vallë edhe ju besoni se nëse kërcisni kockat do të sëmureni nga gëlqerosja e tyre apo besoni se çamçakëzi i gëlltitur del nga trupi ynë vetëm pas 7 vjetëve? Ja disa gënjeshtra të njohura si të vërteta dhe të transmetuara brez pas brezi:
1. Nëse hani para se të flini shëndosheni: ky nuk është shkaku i kileve të tepërta. Shkaku i vërtetë është të marrësh më shumë kalori sesa djeg.
2. Të gjithë duhet të pinë 8 gota ujë: këshilla për konsumimin e 8 gotave lëngje në vitin 1940 me kalimin e kohës u kthye në 8 gota ujë. Edhe nëse nuk pini 8 gota ujë kur keni etje nuk ndodh asgjë.
3. Humbja më e madhe e nxehtësisë ndodh në kokën e njeriut: edhe kjo është një gënjeshtër e njohur si e vërtetë dhe burimi i kësaj gënjeshtre është një eksperiment i realizuar mbi njerëzit që ekspozohen ndaj te ftohtit. Në këtë eksperiment u pa se tek ushtarët e veshur mirë vetëm koka mbetej vendi që humbiste më shumë nxehtësi. Por detaji i lënë pas dore në këtë eksperiment është se ushtarët i kishin kokat e zhveshura.
4. Nëse gëlltisni çamçakëz ai mund të dalë nga trupi juaj vetëm pas 7 vjetëve: në të vërtetë kjo thënie është aq e kotë sa është shprehja “nëse gëlltisni farën në stomakun tuaj do të rritet pemë”. Edhe nëse çamçakëzi nuk mund të tretet menjëherë nga sistemi tretës ai do ta lërë shumë lehtë trupin tuaj.
5.Nëse kërcisni gishtat do të vuani nga kalcifikimi kur të plakeni: zëri që del nga kërcitja e gishtave është zëri i shpërthimit të ballonëve të gazit.
6.Fëmijët kanë temperaturë kur u dalin dhëmbët: këta të dyja nuk kanë një lidhje direkte. prandaj nëse fëmija juaj ka temperature të lartë gjatë kohës që i dalin dhëmbët vizitojeni tek doktori.
7.Kanceri nuk mund të kurohet: njerëzit mendojnë se kimioterapia do t’i dobësojë dhe në fund kanceri do t’i vrasë. Por nuk është e vërtetë. Nëse 30 vjet më parë 90 për qind e fëmijëve me leuçemi vdisnin tani 80 për qind e tyre fitojnë betejën dhe shpëtojnë.
8. Nëse ju dhemb beli atëherë duhet të qëndroni shtrirë për disa javë: studimet tregojnë se tek personat të cilët kanë dhimbje beli dhe preferojnë të qëndrojnë shtrirë për një kohë të gjatë dhimbjet zgjasin edhe më shumë.

9.Sheqeri i bën fëmijët të prapë: edhe pse njerëzit mendojnë se ngrënia e sheqerit nga fëmijët i bën ato më të lëvizshëm kjo nuk është e vërtetë por vetëm një gënjeshtër.
Post a Comment