Samuel Sevian është trajnuar nga mjeshtri ndërkombëtar, Andranik Matikozyan, i cili jeton në Los Anxhelos.
Një 9-vjeçar nga Kalifornia është shpallur mjeshtri i shahut më i vogël në historinë e SHBA-ve.
Samuel Sevianit, nga Santa Klara, iu dha titulli nga Federata Amerikane e Shahut pas një ndeshjeje në San Francisko.
Organi e vlerësoi 9-vjecarin me 2, 201. Një vlerësim me 2,200 e kualifikon lojtarin si mjeshtër kombëtar.
Samueli e then rekordin e mëparshëm, të mbajtur nga Nikolas Nip, nga San Francisko, për 11 ditë. Ky nuk është rekordi i parë për Samuelin, i cili feston përvjetorin e dhjetë me 26 dhjetor. Në moshën 8-vjeçare ishte më i riu që merrte pjesë në lojërat e shahut në nivel ekspertësh.
Samueli shpenzon çdo ditë të paktën dy orë duke studiuar shah, duke luajtur kundër të atit, Armen Sevian, dhe duke u praktikuar në internet me trajnerin e tij Andranik Matikozyan.
Matikozyan theksoi: “E kam takuar Samuelin tre vite më parë. Kur e pashë tek luante u mahnita. Mendova se ky fëmijë është vërtet i talentuar”./gs

Post a Comment