Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Aeroplanët, parajsa e baktereve dhe viruseve

Labels:
Ndërsa sezoni i festave dimërore ka rritur në mënyrë drastike numin e fluturimeve kudo në botë,
është me interes që pasagjerët të dinë se cilat janë zonat ku ekspozohen më shumë me marrjen e sëmundjeve, brenda avionëve.

Një studim i një grupi kërkuesish amerikanë idenfitikoi gjashtë mënyrat më evidente, për t’u prekur nga viruset apo sëmundjet ngjitëse ndërsa udhëtojmë.

     1.    Uji i kontaminuar me E.coli, është diçka e zakontë kur udhëton në 30 000 këmbë nga toka. Disa prej 327 mostrave me ujë, të marra nga kompani të ndryshme ajrore nëpër botë, testuan positive në 2004-n për bakterin që shkakton diarre dhe probleme serioze në aparatin tretës. Aktualisht, 3% e ujit që i shërbehet pasagjerëve është i kontaminuar nga mikrobakteri.

      2.    Vendet e valixheve janë mbartëse kryesore të viruseve që shkaktojnë gripin, i cili mund të jetojë për ditë me radhë në ajër pasi nxirret nga të kolliturat e pasagjerëve. Ajri i kondicionuar thith mikrobet në pjesët e larta të kabinës, duke e bërë xhepin e valixheve një vend të zakonshëm të depozitimit të viruseve.

      3.    Tavolina e ushqimit përmban shumëllojshmëri bakteresh, madje është testuar pozitive edhe për një lloj streptokoku rezistent, i cili shkakton 20 000 viktima çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 60% e mostrave të mara për këtë mikrob rezultuan positive në vitin 2007, ndërsa mostrat e metrosë së Nju Jorkut ishin vetëm 11% pozitive.

      4.    Ushqimet që hamë në aeroplanë përmbajnë me shumicë një mikrob të quajtur listeria, i cili shkakton diarre, sëmundje të aparatit tretës dhe melengjit. Shumë prej kompanive ajrore, nuk i detyrojnë ndihmësit e fluturimit që të shërbejnë ushqimin me doreza, duke ndihmuar në përhapjen e baktereve nga një njëri tek tjetri.

     5.    Baktere infektive që shkaktojnë pneumoninë dhe infeksione të tjera, si Aspergillus, gjendet me shumicë në mbështetëset e kokës dhe jastiqet që shpërndahen gjatë udhëtimeve të gjata. Një studim i vitit 2007 tregoi se kompanitë ajrore lajnë mbështetëset e kokës mesatarisht vetëm një herë në 30 ditë.

     6.    Tualetet e aeroplanëve, të përdorur nga shumë njerëz dhe me një hapësirë tepër të ngushtë, janë një mozaik i shumëllojshmërisë së baktereve që mund të shkaktojnë nga gripin, e deri tek infeksionet vdekjeprurëse. Në avionë me prejardhje nga Azia, disa vite më parë, mikrobe të gripit të shpendëve dhe SARS-it u gjendën nëpër tualete./tch
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List