Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Apple është ylli i këtij viti

Labels:
Këtë vit, Apple e ka hequr rivalin e saj Microsoft nga piedestali i kompanive të teknologjisë më të vlefshme në botë, ndërsa drejtori aktual dhe bashkë-themeluesi i kësaj kompanie, Steve Jobs është
vlerësuar si një nga drejtorët më të suksesshëm në historinë e biznesit.

Revista britanike, njëkohësisht edhe revista më e respektuar e biznesit në botë, Financial Times javën e kaluar e shpalli drejtorin e Apple, Jobs si “Njeriu i Vitit”, duke thënë se  prezantimi i tij për tabletin iPad "bën historinë moderne të biznesit", e sidomos pas sëmundjes që e kishte kapluar kur iu desh t’i nënshtrohet transplantimit të mëlçisë.

Falënderimit për punën e Jobs, i është bashkuar edhe Presidenti Barack Obama, i cili e quajti drejtorin e Apple, si “mishërim të virtyteve për tregje të lira”.

Kompani të tjera janë duke u përpjekur për të arritur suksesin e tabletit të Apple, atë iPad, dhe në mesin e tyre janë rivalët si: Samsung, Research In Motion, HP dhe Dell.

Mirëpo, asnjëra prej këtyre pajisjeve nuk ka arritur të bëhet ndonjë pikë e rëndësishme referimi në treg, prandaj Apple dhe Steve Jobs janë yjet e këtij viti që po e lëmë pas.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List