Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Banditët më të famshëm në histori

Labels: ,
Banditët ndryshojnë nga kriminelët sepse marrin shpeshherë një hije folklorike. Ata shpeshherë
janë përfshirë në aktet e jashtëligjshme rastësisht e disa prej tyre e kanë bërë dhe për arsye fisnike, siç është rasti i Robin Hudit.

Butch Cassidy 
Butch Cassidy kishte pasion trenat. Mes vitit 1896 ai kishte një bandë prej tetë vetësh që quhej “Tufa e egër”, me të cilën grabiste dhjetëra trena, duke përfshirë këtu dhe grabitjen e 2 qershorit 1899, kur mijëra dollarë u grabitën nga treni i sigurt i Unionit. Autoritetet u vunë të gjitha në punë për ta kapur, por Cassidy u arratis në Amerikën e Jugut me partnerin e tij, Sundance Kid. Mendohet që ata të dy, ose kanë vdekur në një përleshje me armë në Bolivi, ose në Uruguai ose nuk kanë vdekur fare, por kanë jetuar në harresë.

Vincenzo Peruggia
Vicenzo Peruggia ka kryer vjedhjen më të madhe të artit në histori. Për të kryer këtë ai nuk kishte nevojë për teknologji të lartë, por vetëm për durim, kohë dhe polici të paaftë. Në vitin 1911 Peruggia u fsheh në muzeun e Luvrit në Paris dhe kur u mbyll natën, ai zhvendosi Mona Lizën nga muri dhe e futi poshtë kominosheve. Për t’u larguar, ai thjesht u tërhoq mbrapsht nga departamenti i rojeve dhe e fshehu pikturën në apartamentin e tij. Peruggia, i cili pretendoi se e vodhi pikturën në një akt patriotik për ta kthyer në Itali u dënua vetëm gjashtë muaj.

Banditi këmbëzbathur 
Bota ishte këndi i tij i lojërave. Në dy vjetët që Colton Harris-Moore ishte në arrati ai vodhi pesë aeroplanë, shumë makina dhe varka dhe para nga shtëpi e biznese të ndryshme. E vetmja gjë që nuk arriti te vidhte ishin këpucët. Banditi këmbëzbathur i qëndroi emrit të tij deri në fund. Harris-Moore ishte në arrati që prej vitit 2008, kur u arratis nga Uashingtoni. Që atëherë banditi adoleshent është akuzuar për më shumë se 100 grabitje.

Jesse James 
Banditi i lindur në Misuri, Jesse James dhe vëllai i tij i madh Frank iu bashkuan guerialasve të Konfederatës gjatë Luftës Civile. Ato grabitën një tren në vitin 1864, duke vrarë 22 nga 23 ushtarët e paarmatosur në bord e duke plagosur shumë të tjerë. Kur mbaroi lufta ata u vërdallosën pa asnjë qëllim duke grabitur deri sa për kokën e Jesse James u vu një cmim prej 10 mijë dollarësh. Shumë shpejt, Robert Ford një anëtar bande vrau James duke marrë çmimin.

Djaloshi Billy
Si shumë legjenda të Perëndimit të Egër, shumë nga ato që dihen për Djaloshin Billy bazohen në përralla folklorike. Edhe pse fushata e tij banditeske nisi në mënyrë të pafajshme, ai u arrestua fillimisht në vitin 1875 se kishte vjedhur një shportë rrobash. Më pas ai u bë vjedhës kuajsh në Arizona. Banditi e kaloi jetën e tij të shkurtër duke vjedhur, duke luajtur kumar e duke vrarë. Në prill 1881 u dënua me varje, por arriti të arratisej, por vetëm pas disa muajsh ai u vra nga sherifi Pat Garret.

Salvatore Giuliano
Salvatore Giuliano quhet Robin Hudi sicilian. Ai u bë i famshëm në historinë italiane për shkak të bujarisë së tij. Banditi i pashëm udhëhiqte një ushtri prej 600 pasuesve, të cilët vidhnin të pasurit e ua dhuronin të varfërve. Ata vranë më shumë se 100 policë dhe 40 civilë si dhe mblodhën rreth 1 milionë dolalrë nga 30 rrëmbime. Në vitin 1949, një grup forcash speciale prej 2 mijë vetësh rrethuan Siçilinë dhe arritën ta vrasin.

Ned Kelly
Banditi legjendar dhe heroi folklorik, Ned Kelly u bë burim frymëzimi në Australinë e shekullit të 19-të. Ai është bërë shkak për një prej kërkimeve më të mëdha në histori. Pasi vrau tre policë në Viktora, Kelly dhe banda e tij morën arratinë. Ata grabitën banka, dogjën kontratat e hipotekës së një qyteti të tërë dhe frymëzuan popullatën irlandezo-australiane që të ngrihej kundër qeverisë. Kjo ndodhi deir në vitin 1880, kur ai u kap dhe u var në Melburn.

Claude Du Val
Banditi francez i shekullit të 17-të, Claude Du Val njihej për faktin se nuk përdorte dhunën kur grabiste njerëzit. Ai përdorte hijeshinë. Sipas legjendës thuhet se Du Val ishte një person që pëlqente modën dhe që ishte ndryshe nga grabitësit e zakonshëm. Ai është përshkruar si “i mprehtë dhe i pashëm”, aq shumë saqë njëherë kishte pranuar të vidhte vetëm gjysmën e pasurisë së viktimës meqë bashkëshortja e tij kishte pranuar të kërente me të.

Bonnie dhe Clyde 
Bonnie Parker dhe Clyde Barroë janë çifti legjendar dhe shumë i dashuruar që konsiderohen si banditët më të mëdhenj të historisë. Ata kryenin pak grabitje, por ato që bënin ishin shumë brutale dhe kishin tendencën për të vrarë këdo që u dilte përpara. Në vitin 1934 ata orkestruan një arratisje nga burgu i Teksasit, e cila rezultoi me vrasjen e dy gardianëve. Tre muaj më vonë ata vranë dy policë dhe rrëmbyen një shef policie. Dyshja u vra në maj të vitit 1934 në një pritë policie.

Dick Turpin
Dick Turpin krahasohet shpeshherë me francezin Calude Du Val. Por, banditi anglez nuk ngjante me homologun e tij babaxhan francez. Në fakt, në shekullin e 18-të ai grabiste në mënyrë të pamëshirshme në Britani duke terrorizuar femrat që kishin ferma në fshatra të largëta e të izoluara, deri sa ato t’i dorëzonin paratë. Turpin ishte i aftë për të ushtruar dhunë makabre në viktimat e tij deri sa u kap dhe u var në vitin 1739, por jo para se të tërhiqej zvarrë nga një karrocë para gjithë njerëzve.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List