Wikileaks zbulon, topLajm publikon.
Është radha për një dokument tjetër, ai nga Ambasada Amerikane në Itali ku përmendet Kosova.
Kryeministri italian Silvio Berlusconi edhe në rastin e Kosovës paraqitet kontravers.
Ai ka zemëruar Uashingtonin kur e ka quajtur provokim të Rusisë nga ana e Amerikës kur kjo e fundit ka njohur Pavarësinë e Kosovës.
Deklarata është bërë nëntë muaj pasi që Kosova u deklarua e pavarur. Ambasadori amerikan në Romë Ronald Spogli atëkohë iu drejtua Departamentit Amerikan të Shtetit :
"Në nëntor 2008, pas një konference katastrofale për shtyp në të cilën, Berlusconi ndër të tjera, përshkruan zgjerimin e NATO-s, njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe e mbrojtjen raketore provokim që SHBA-të i bëjnë Rusisë”

Në këtë letër Berlusconi përkruhet si një kryeministër që ka dëshirë të madhe të jetë në zemrën e Putinit.
Madje shkohet edhe përtej, Berlusconi quhet “Rusofil”
Post a Comment