Në Bjellorusi rreth 600 manifestues të opozitës, të cilët zbritën dje në sheshin e Minskut për të protestuar kundër presidentit Lukashenko, janë dënuar me 5 deri në 15 ditë burg.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare, të cilat citojnë shefin e policisë së Minskut.
Ndërkohë, presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad ka uruar homologun Lukashenko për rizgjedhjen e tij për herë të katërt në krye të shtetit.
“Një tjetër faqe e artë do të shkruhet në historinë e nderuar të popullit të madh biellorus”, është shprehur Ahmadinejad.
Ditën e djeshme Lukashenko iu përgjigj ftohtë kritikave të ndërkombëtarëve për ushtrim dhune ndaj protestuesve.
“Në Biellorusi nuk ka për të patur revolucion apo kriminalitet. Quajeni si të doni. Këtu prioritetin absolut e ka siguria e popullit, rendi dhe qetësia. Këto janë gjërat që kërkon populli biellorus kur shkon të votojë për të zgjedhur presidentin e tij”, tha ai./on
Post a Comment