Operimi i këmbës që e bëri dje, si duket nuk do ta pengojë presidentin serb Boris Tadiq, qe të shkelë në Kosovë.
Tadiq pritet të jetë pjesë e delegacionit të Serbisë, i cili do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe Teodosije, të dielën në
Prizren.Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja i cili ka thënë se sipas informacioneve qe posedon edhe Tadiq pritet të jetë pjesë e delegacionit serb.
Muja ka apeluar te qytetarët qe të kenë maturi deri sa ceremonia e inaugurimit të përfundojë.
Mirëpo për ardhjen e Tadiqit nuk di gjë qeveria.
Zëdhënësi Memli Krasniqi tha se qeveria nuk ka pranuar asnjë kërkesë të presidentit serb për të vizituar Kosovën. Krasniqi konfirmoi për portalin Indeksonline, se ka pasur kërkesa nga ministrat serbë, por jo edhe nga ana e Tadiq.
As Policia e Kosovës nuk ka informacione nëse presidenti serb do të qëndrojë të dielën në Kosovë.
KFOR-i ndërkaq më herët përmes një komunikate kishe njoftuar se do të përkujdesej për mbarëvajtjen e ceremonisë.
“KFOR-i së bashku me organizatat shtetërore, institucionet e sigurisë dhe KFOR-i, do të të kujdesen që kjo ceremoni e inaugurimit të përfaqësuesit fetar të kishës ortodokse serbe, të ecën në mënyrë të qetë, paqesore dhe të rregulltë’, thuhet në komunikatë.
Sipas procedurave, nëse një zyrtar i lartë i shtetit serb dëshiron të vizitojë Kosovën, së pari duhet të bëjë kërkesë të Përfaqësuesi Special i BE-së në Prishtinë, më pas ky i fundit dërgon kërkesën në qeveri, dhe ajo vendos nëse lejon apo jo vizitën e personalitetit të caktuar. /indeksonline
Post a Comment