Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Bunkeri misterioz i Wikileaks

Labels:
Sikurse vetë jeta e mistershme e Julian Assange, bosit të ‘Wikileaks’, po aq i mistershëm mbetej edhe bunkeri ku ai ka të fshehura 251 000 kabllogramet amerikane.

Mediat britanike kanë mundur të sigurojnë foto në brendësi të bunkerit nga ku ka nisur shpërndarja e dokumenteve sekrete të cilat kanë shkaktuar një tronditje botërore.

I ngjashëm me skenat e filmit ‘Agjenti 007’, bunkeri quhet “Pionen data Centre”, i ndërtuar 100 metra nën tokë.

Gjatë Luftës së Ftohtë, bunkeri nuklear është përdorur për qëllime ushtarake, ndërsa sot në mënyrë po aq paradoksale, po përdoret nga Julian Assange si qendra e një lufte tejet të veçantë në llojin e saj.

Vendndodhja e tij ndodhet në parkun Vita Berg, në afërsi të kryeqytetit suedez Stokholm.
Bunkeri që mban sekretet amerikane, tashmë të poseduara nga Assange dhe organizata ‘WikiLeaks’ është rihapur në vitin 2008.

Ndërtimi i këtij bunkeri mban firmën e arkitektit suedez, Albert France-Lanord, i cili e mori inspirimin për ta projektuar atë nga skenat e filmit ‘Agjenti 007’.

Është ende e paqartë se si Assange mundi të marrë në përdorim shërbimet që ofron “Pionen data Centre”, ku ai ka ruajtur materialet e përfituara nga një burim, që nuk pranon ta bëjë publik, por që besohet të jetë ushtari amerikan, Brandley Manning.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List