Një tjetër CD politike pritet të bëhet hiti më i ri
. Nuk është Gani Geci, por Erion Braçe që e ka bërë publike. Në vend të Nazim Bllacës, tash personazh është Daut Kadriovski, figurë e njohur kriminale nga Maqedonia. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Braçe në një konferencë shtypi ka paraqitur CD-në ku flet Kadriovski, dhe i cili inkriminon figura politike nga Shqipëria dhe Kosova.“Të hënën pas një mbledhjeje pune personeli më ka rënë në dorë një zarf i dorëzuar nga posta e Tiranës. Brenda tij është një kartolinë dhe brenda saj është një CD nga ana e pasme shkruhet: ‘Ke 24 orë kohë ndryshe të gjitha kanalet televizive do ta publikojnë’, dhe në fund ka emrin e shtetasit nga Maqedonia Daut Kadrioski. Në përmbajtje të kësaj CD-je flitet për mua dhe kreun e PS-së Edi Rama që nga personi i kërkuar nga më shumë se 13 shtete, akuzohemi se jemi përfshirë në përdorim dhe trafik droge dhe në vrasjen e dy shtetasve, njërin në Tiranë dhe tjetri që është hedhur nga kati i dytë në një ndërtesë në Maqedoni. Në këto akuza përfshihen edhe krerë të tjerë të politikës si Hashim Thaçi apo Jakup Krasniqi”, është shprehur Braçe.
Deputeti socialist ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Sali Berisha si përgjegjësin e këtij “shantazhi” në bashkëpunim me personin e shumëkërkuar nga Maqedonia, Daut Kadrioski. /indeksonline
Post a Comment