Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Çfarë mendojnë meshkujt?

Kurioziteti më i madh për femrat është të dinë se çfarë mendon partneri i tyre gati në çdo moment. Ca gjëra kuptohen lehtësisht, por partnerja do të bënte gjithçka vetëm që të mësojë se ç’bluan në kokë ai.
Shumë gra mendojnë se, meqë bashkëshorti gënjen për diçka të vogël, atëherë ai mund të gënjejë dhe për diçka tjetër. Pra, për të fituar besim duhet të tregohesh i sinqertë dhe për gjërat e vogla. Megjithatë, ata disa sekrete i mbajnë përherë. Të paktën kështu mendojnë. Edhe pse mendimet e tyre nuk mund të kuptohen nga partnerja, ekspertët kanë treguar disa prej tyre.
Joshja

Meshkujt joshen 10 herë në ditë nga femra të tjera. Por, sipas ekspertëve, edhe pse ata joshen rreth 10 herë në ditë nga femrat e tjera, kjo nuk do të thotë se ata nuk ju duan.

Madje, edhe pse ndonjëherë mendoni se partneri nuk e vuri re aspak atë çupëlinën me bluzë të ngushtë dhe me një mini-xhins, atëherë duhet të mësoni që ai ka aftësinë të shohë qartë me bisht të syrit. Kur një grua e pashme kalon afër tyre dhe kur ajo për më tepër ka veshur dhe diçka provokuese, edhe po të jenë të shoqëruar, ata kanë një tundim tepër të fortë për ta parë. Ata e dinë mirë që kjo nuk i pëlqen aspak partneres, por është vërtet një magnet instiktiv, që aktivizohet në sytë e mashkullit sapo një pamje joshëse i kalon pranë.

Largimi

Meshkujt kanë nevojë të qëndrojnë pak larg partnereve. Çdo mashkull e ka të nevojshme të largohet për pak orë apo minuta nga rutina e përditshme. Për këtë ai del për vrap, për një lojë me bilardo apo për palestër. Në fakt nuk është se krejt papritur ai ndërgjegjësohet për barkun që po i kërcen mbi rripin pantallonave apo është ndonjë i apasionuar i madh pas bilardos, madje mund të jetë dhe dobët në atë lojë, por ai del për t’u larguar nga partnerja që ankohet pa pushim dhe nga fëmijët që bërtasin. Sa herë lënë shtëpinë për një justifikim të tillë, që nuk parashikon mundësinë për t’iu marrë me vete, më shumë mundësi i bëjnë për t’u larguar.

Premtimet

Meshkujt nuk i besojnë as vetë premtimet që bëjnë. Kjo në fakt është goditje pak e fortë për femrat, prandaj po themi më të rëndësishmen në fillim: Ata ju duan fort. Sipas ekspertëve, meshkujt mendojnë se jeni fantastike dhe shumicën e kohës ata janë të kënaqur për zgjedhjen e bërë. Por ama shumica e meshkujve, sidomos ata në moshë të re, ende nuk mendojnë për diçka serioze dhe premtojnë edhe për gjëra që edhe vetë nuk e dinë në mund t’i realizojnë.

Fitimet

Kur meshkujt fitojnë shumë e ndiejnë veten të rëndësishëm. Në disa çifte janë gratë ato që fitojnë më shumë. Kjo sigurisht është një arritje për femrat, për të cilën janë të lumtur dhe meshkujt. Po kjo në fakt është ajo që ata thonë, por në të vërtetë ata janë aq krenarë, konkurrentë, egomaniakë, sa nuk e kanë të lehtë ta pranojnë. Sigurisht që çdo femër e di, që partneri i saj do të donte të ishte ai që i siguron të ardhurat dhe nevojat familjes.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List