Ndarja dhe përleshja e Dafina Zeqirit dhe e Krenar Çoçaj është vetëm trillim dhe asgjë tjetër.
Ata janë bashkë dhe gjenden në Gjermani, ku Daffy do të këndojë në disa koncerte.Nga Ardian Jasiqi
Thashethemet për ndarjen e këngëtares Dafina Zeqiri dhe Krenar Çoçaj janë vetëm një spekulim i medieve dhe asgjë tjetër, pasi që çifti nuk ka pasur asnjë krizë kohëve të fundit.
Realisht, historia e trillimit të tregimit se kinse Krenari e ka tradhtuar atë me modelen Xhulie Nura është një histori që i takon të kaluarës së Krenarit dhe nuk ka të bëjë asgjë më lidhjen e tashme të këngëtares dhe Krenarit.
“Nuk ka pas kurrfarë përleshje sepse Daffy nuk ka qenë as të premten dhe as të shtunën në lokalin ku thuhet se ka ndodhur përleshja. Ky është vetëm një trillim i medieve dhe asgjë tjetër”, ka thënë për Express Rozë një burim i afërt me këngëtaren Dafina Zeqiri.
Realisht, Express ka tentuar të bisedojë me Dafinën, por këngëtarja nuk ka qenë në Kosovë.
“Ajo është në Gjermani dhe më pastaj do të shkojë në Londër, ku pritet që të kalojë atje festën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri”.
Lajmi i dhënë gjatë vikendit ishte përcjellë me zhurmë të madhe nëpër portale të ndryshme, ndërkaq sipas burimit, pritet që Daffy dhe Krenari të ngritin edhe padi kundër ndonjë mediumi kosovar./vi
Post a Comment