Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Denzel Washington: Një fjalë e ëmbël mund të ndryshojë ditën

Labels:
Denzel Washington ka llogaritur se në jetë nëse do të jetoj deri në 80 vjeç ka rreth 30 mijë ditë që ka vendosur të mos i kalojë duke u mërzitur apo mbajtur inat. Motoja e tij është e thjeshtë: “një fjalë e ëmbël mund të ndryshojë ditën”.

Nëse ka njeri që di të impresionojë me bisedat e tij ai është Denzel Washington. Zëri dhe e qeshura e tij dëgjohen që larg në korridor, ndërsa e presin në hotelin ku ka caktuar orën dhe datën e intervistës. Sapo hyn nis nga batutat e tij të zakonshme duke i bërë të gjithë të shkrihen në gaz. Për momentin të duket sikur është duke u ushtruar për ndonjë rol komik që mund të jetë duke luajtur. Por jo, e vërteta është se është në humor të mirë, ashtu siç thotë se i ndodh shumë herë gjatë ditës. Shpesh ky aktor është kritikuar se është gjithmonë shumë i prerë, i sigurt në vetvete në atë që bën dhe shumë i vendosur.

Ju duhet të jepni shumë intervista, çfarë mendon për këtë aspekt të punës suaj si aktor?

Ekziston ndonjë gjë më e mirë apo më e keqe se paratë? Intervistat janë pjesë e punës, ndaj s’kemi ç’të bëjmë. Është bota e show-t biznesit. Ndoshta duhet t’i ndërrojmë vendet e të themi biznesi i show-t, sepse pa para spektakli nuk mund të garantohet”.

Por ju keni studiuar Gazetari dhe tani mund të ishit gazetar?

Jam diplomuar për Teatër dhe Gazetari, por për intervistat nuk përgatitem asnjëherë. Hipi në makinë, shkoj në hotele luksoze me pamje nga deti, flas me gazetarët, vetëm kaq bëj. Nga kjo më vjen ndërmend një ngjarje që sapo më ka ndodhur e që reflekton mënyrën se si mendoj

Po presim të na e tregoni?

Po i jepja makinës dhe shtëpia ime ndodhet në një rrugë shumë të ngushtë, ku dy makina e kanë të vështirë të kalojë njëkohësisht. Ishte një tjetër makinë tjetër që kishte ndaluar e që bllokonte kalimin. I rashë borisë, prita, por nuk ndodhi asgjë. Zbrita iu afrova makinës dhe pashë që në timon ishte një grua e shqetësuar dhe e trishtuar. Uli xhamin, i buzëqesha dhe nisa t’i flas. Pashë që afër saj ishte një burrë dhe një fëmijë. Duhej të kishte ndodhur diçka mes tyre. Fola me të, e bëra të buzëqeshte dhe pastaj u largova. Rruga u hap shpejt dhe gruaja kur u largua më falënderoi.

Fuqia e buzëqeshjes së Denzel Washington?

Jo, thjesht i thashë diçka pozitive. E çfarë do të thoni ju? Që jemi me fat që jetojmë, ndaj buzëqesh. Në fakt, nëse jetojmë të paktën 80 vjet, ose 30 mijë ditë, përse duhet të jemi të mërzitur? Nuk jemi të përjetshëm . Unë i kam kaluar të 55-at, pra më shumë se gjysma dhe mendoj se jemi vërtet me fat, sepse jemi gjallë: duhet të buzëqeshim e të shijojmë jetën.

Nga lind gjithë ky optimizëm?

Është një mendim që është frymëzuar nga meditimet e mia të përditshme.

Çfarë lloj meditimi?

Lexoj pjesë nga Bibla me zë të lartë dhe mundohem t’i kuptoj dhe t’i ndiej. Pastaj bëj ushtrime frymëmarrjeje dhe kaq. Nga ana tjetër, frymëmarrja është gjëja e parë që bëjmë kur vijmë në këtë botë dhe mund t’ia dalim mbanë pa gjithçka në jetë, po jo pa ajër.

Është e vërtetë që dikur, kishit marrë në konsideratë idenë për t’u bërë prift?

Pastori i kishës ku shkoja, kishte parë tek unë disa cilësi që ndoshta i kisha trashëguar nga babai, edhe ai një pastor. Por nuk e gjej veten në pozicionin që i imponon opinionin e tij të tjerëve. Më pëlqen të ndaj mendimet, të them një fjalë të këndshme, të përpiqem të jem shumë i hapur për të kuptuar jetën e personave të tjerë. Këtë po. Unë që tani kam para dhe jam i famshëm, përpiqem t’i frymëzoj të tjerët dhe të ndaj një pjesë të asaj që kam.

E përdor këtë dhunti edhe kur punon?

Patjetër ja ç’do të thotë të kesh sukses, para, çmime, famë, ose më mirë të duash atë që bën në jetë. Ndonjëherë mërzitem po prapë mendohem dhe vlerësoj se çfarë kam marrë nga puna dhe nga jeta.

Flasim pak për punën dhe paratë, janë tema të pranishme edhe në film apo jo?

Sigurisht. E kam thënë kur nisa të punoja: në moshën 11-vjeçare në sallonin e një berberi. Kujdesesha që klienti të ishte ulur si duhej, i pastroja qimet nga xhaketa, i përshëndesja përzemërsisht. Kam nisur shumë shpejt të punoj, por edhe t’u buzëqesh atyre që më rrethojnë.

Personazhi që interpretoni në film pushohet nga puna. Juve ju ka ndodhur kjo gjë?

Po, por jo nga ndonjë film, por nga një spektakël. Nuk më kujtohet me saktësi se çfarë pune ishte, por nuk duhet të ketë qenë ndonjë gjë e rëndësishme. Pothuajse më përjashtuan edhe nga universiteti, kam shpëtuar për një fije.

Ju keni qenë një student model dhe një sportist shumë i zoti. Çfarë keni bërë gabim?

Çfarë nuk kam bërë do të thosha. Ishte viti i parë në universitet dhe jam sjellë si të gjithë të rinjtë e asaj moshe, në atë situatë: nuk kisha nota shumë të larta dhe më këshilluan që të kthehesha në shtëpi për gjashtë muaj. Ajo pauzë më shërbeu për të arsyetuar për të ardhmen. Kur u ktheva iu futa seriozisht mësimit.

“Unstoppable” është një film aksion që prek temën e krizës së punëtorëve amerikanë…

E kemi xhiruar në zonën e ashtuquajtur “Rust Belt”, mes Oajos, Pensilvanisë, Miçiganit dhe Indianës, që dikur ishte shumë e industrializuar por që nga vitet 70 është në krizë të thellë: është plot fabrika të zëna ndryshk që nuk punojnë, prej andej ka marrë edhe emrin. Në ditët e sotme, recesioni ka përkeqësuar gjithçka dhe askush nuk flet më për atë zonë dhe për ata persona. Jemi krenarë që folëm ne për ta.

Si u pritët nga banorët e këtyre zonave?

Bëmë një seleksionim prej 50 vetash për disa xhirime, por numri i “konkurruesve” ishte plot 2000. Të gjithë të papunë që donin të punonin, të bënin çdolloj gjëje që të mbushnin ditën. Askush nuk donte dhurata, donte vetëm punë. Pastaj, pa dashur mendon se jeta ka një tjetër kuptim dhe ai problemi me makinën që pengonte kalimin e “Bently”-t tim kthehet në problem të dorës dytë.

Ashtu është…

Gjithsesi, po bëja shaka. Nuk kam një makinë aq luksoze. Pritja që na bënë në Ohajo ishte e mrekullueshme. Na mbanin shumë mirë, na jepnin dyfishin e asaj që kërkonim. Dhe këtë e bënin jo sepse ishim aktorë të famshëm, por sepse ishim të kënaqur që dikush ishte atje për t’u dhënë një zë dhe një shpresë. Unë jam shumë i përpiktë kur merren me rolet e mia, por aty kisha dëshirë të rrija me njerëzit e atij vendi, të dëgjoja problemet e tyre, ta ndieja veten si ata.

Ishte një rol i vështirë, si ia dolët?

Të vrapoje mbi çatinë e një lokomotive në lëvizje nuk ishte e thjeshtë. Nuk kishe shumë kohë për mendime të tepërta. Duhet të ishe i përqendruar. Në moshën time nuk ishte e thjeshtë, duke marrë parasysh faktin se para filmit i kisha lënë pas dore ushtrimet fizike. Për më tepër më duhej edhe të shëndoshesha paksa për një rol tjetër.

Po ju dukeni me të vërtetë në formë…

Jam me humor të mirë kur shkoj në palestër.

E bën shpesh?

Jo aq sa do të doja.

Në film provoni të shpëtoni një tren që mund të hedhë në erë një qytet të tërë. Kur ishit fëmijë çfarë lloji heroi ëndërroje të ishe?

Pa dyshim lojtar i futbollit amerikan. Unë nuk ia arrita dot qëllimit, por djali im i madh, John, është një profesionist që luan për “St. Louis Rams”. Kur e shoh në televizor bëj tifozllëk dhe emocionohem shumë. Një herë, një miku im që ishte bashkë me mua dhe gruan time më tha: “Denzel, nëse jeta është ëmbëlsirë, ty të ka qëlluar të marrësh një pjesë goxha të madhe”.

Martesa juaj aq jetëgjatë është një rast i rrallë në Hollivud…

Ka martesa të lumtura edhe në Hollivud edhe pse mendja përqendrohet gjithmonë tek ato që janë me probleme dhe që shkatërrohen. Në jetën tonë ne ecim me modele pozitive. Duam t’i rrisim fëmijët tanë të shëndetshëm dhe të plakemi bashkë. E ku ka gjë më të bukur në botë sesa një familje në harmoni dhe e gëzueshme./yp
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List