Ndërsa Viti i Ri dhe Krishtlindjet janë në prag, shumë prej nesh nuk kanë gjetur ende dhuratën e duhur për t’i bërë njerëzve të tyre të dashur.
E ndërsa gjetja e surprizës së përshtatshme shpesh herë nuk mund të përcaktohet, është më e thjeshtë të vendosësh se cilat janë ato dhurata që nuk duhet të na shkojë mendja.
Bluzë – Nëse nuk do të jetë diçka me të vërtetë e veçantë apo ndonjë firmë origjinale, një bluzë për Vitin e Ri është një surprizë shumë pak e gjetur dhe e mërzitshme. Dhuratë për një mashkull mund të jetë bluza e ekipit të tij të preferuar, por kujdes, ai mund ta ketë prej shumë kohësh një të tillë.
Lojra kompiuterike – Eshtë e qartë se edhe shumë njerëzve të moshës së mesme apo edhe të moshuar, janë të tërhequr prej lojrave kompiuterike, por ato janë aq të shumëllojshme, sa që duhet me të vërtetë fat që të gjesh atë që personi që do të marrë surprizën do të dëshironte me të vërtetë.
Elektroshtëpiake – Kjo është një prej dhuratave më pak origjinale, më pak romantike dhe më të kushtueshme që mund të bëjmë. Për më tepër, si mund të paketosh në një pako poshtë pemës së Vitit të Ri një lavatriçe, frigorifer apo pjatalarëse?
Veshje intime – Një dhuratë e gjetur për të dashuruarit, por kujtohuni se pas më pak se dy muajsh do të jetë Shën Valentini. Një dhuratë e tillë për një femër është shumë e ndërlikuar, pasi ato janë veçanërisht përzgjedhëse në këto lloj veshjesh.
Parfume – Parfumet dhe produktet higjenike nuk janë aspak të goditura për të “inaguruar” Vitin e Ri. Mesazhi i tyre mund të keqkuptohet, ndërsa siç tregojnë statistikat, parfumet e dhuruar shpesh herë nuk përdoren kurrë.
Kalendarë – Kalendarët hyjnë në listën e atyre dhuratave që nuk të hyjnë kurrë në punë, ashtu siç nuk shërbejnë as qirinjtë aromatikë apo çokollatat. Askush nuk do të kujtojë për shumë kohë se pati marrë një surprizë të tillë./gj
Post a Comment