Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Gabimet e kosovarëve, që nuk shlyhen dot

Labels:
Sulmuesi kosovar Milaim Rama, në edicionin 2003/04 shënoi dhjetë gola për Thunin në Superligën zvicerane.
Falë formës së mirë, u ftua nga Përfaqësuesja e Zvicrës në Kampionatin Evropian të vitit 2004 që u mbajt në Portugali. Pas evropianit, Rama vendosi që fanellën e Thunit ta ndërronte me atë të skuadrës gjermane Augsburg, që atëbotë garonte në kategorinë e tretë, por që kishte ambicie të mëdha. Rama transferimin tek Augsburgu e sheh si pikë të ndritshme në karrierën e tij, por jo edhe largimin pas një viti. Pesë vjet më vonë, Rama vlerëson se largimi nga Augsburgu ishte kthim prapa në karrierë, ndonëse aty nuk pati fatin, pasi u lëndua dhe luajti vetëm në 13 ndeshje gjatë gjithë stinorit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Rama këtë e vlerëson si gabimin më të madh në karrierë, por gabime të njëjta apo të ndryshme, por që ndikimi ishte negativ, kanë bërë edhe futbollistë të tjerë si Shefki Kuqi, Xhevdet Llumnica e Kristian Nushi.

"Gjatë karrierës të përcjellin të gjitha, pendimi dhe gëzimi. Për mua dëshpërimi më i madh në karrierë mbetet rikthimi në Zvicër nga Gjermania në vitin 2005. Pas evropianit shkova tek Augsburgu për katër vjet, kurse aty qëndrova vetëm një vit", ka deklaruar Rama. "Kam gabuar shumë që u largova. Është dashur të mbetem atje pasi u shërova dhe të dëshmoj cilësitë e mia sikur në Zvicër. Ky është hapi im i gabuar në karrierë".

Rama 34-vjeçar tash është pjesë e skuadrës së Thunit në Superligë.

Nuk është vetëm Rama, ai që ka bërë hap "fals" në karrierën e tij.

Njëri ndër ta është edhe mesfushori i St. Gallenit, Kristian Nushi. Ai në vitin 2002 nga Kosova u transferua te skuadra zvicerane Will dhe atje mbeti deri në vitin 2007, kur kaloi tek Aarau. Nushi thotë se nuk është dashur të qëndronte për pesë vjet te një skuadër e vogël si Willi. Sipas tij, pas vetëm tre vjetësh është dashur të largohet dhe të jetë pjesë e ndonjë skuadre me ambicie më të mëdha. "Për të gjitha që i kam arritur në karrierë jam krenar, por më brengos ende fakti pse qëndrova pesë vjet te Willi dhe nuk u largova më herët. Tre vitet e para ishin të shkëlqyera dhe pas tyre është dashur të largohem, por i refuzoja ofertat", tha ai. "Kam qëndruar pak si tepër te një klub jo shumë i madh dhe kjo nuk ishte aspak profitabile për mua. Jam pishman".

Njëri ndër futbollistët kosovarë me karrierën më të pasur ndërkombëtare, Shefki Kuqi, për një tjetër gjë është pishman. Ai ka luajtur në shumë skuadra angleze në kategorinë e dytë dhe në Premier League por, sipas tij, me një agjent më të fortë dhe të angazhuar nga fillimi i karrierës, mbase do të luante ende në ndonjë skuadër elite.

"Në karrierën time nuk do të kisha ndryshuar asgjë. Vetëm kisha dashur të kem një agjent të mirë, që do të kujdesej shumë për mua dhe ku do të mund të mbështetesha tek ai. Sikur të kisha pasur një agjent të fortë, unë ende do të isha në Premier League", ka thënë Kuqi, 34-vjeçar, që është pjesë e Swansea Cityt në kategorinë e dytë angleze. "Si futbollist kam pasur vështirësi, por edhe me gjithë problemet që kam pasur me trajnerët, asnjëherë nuk jam dorëzuar. Madje, kam arritur të bëhem futbollisti i parë i huaj te Përfaqësuesja e Finlandës". 

Hap prapa në karrierën e tij ka bërë edhe Xhevdet Llumnica, i cili në vitin 2000 u rikthye në Kosovë nga Gjermania. Llumnica thotë se sikur të kishte qëndruar në Gjermani tash sigurisht se do të ishte pjesë e Bundesligës.

"Ishte viti 2000 dhe viti i parë i pasluftës, kurse unë isha vetëm 19-vjeçar dhe u ktheva pa menduar fare për karrierën time. Atje luaja në rangje të ulëta, por kushtet dhe mundësitë për të përparuar ishin shumë të mëdha", deklaroi Llumnica. "Këtë gabim nuk ia fal vetes, sepse po të kisha mbetur atje jam i bindur se do të kisha arritur në Bundesligë. Ky është një gabim që ka ndikuar shumë në karrierën time, duke më kthyer prapa".

Llumnica pasluftës ka luajtur në Prishtinë, më pas është transferuar në Suedi ku ka luajtur për disa skuadra./yp
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List