Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Ilir Deda: Na vodhën votat

 Imazhin ndërkombëtar të Kosovës e kanë dëmtuar shumë dy gjëra, procesi jo i rregullt zgjedhor, që u mbajt më 12 dhjetor dhe raporti shovinist i Dick Martyt. Kosovës i duhet si kurrë më parë përmirësimi i këtij imazhi, si mundësia e vetme për t’i shtuar njohjet e reja për shtetin
e Kosovës dhe për sjelljen e investitorëve seriozë nga jashtë, ka thënë Ilir Deda në një intervistë për gazetën “Zëri”.

Por,  sipas bashkëthemeluesit të partisë, Fryma e Re, me në krye Partinë Demokratike të Kosovës, përmirësimi i këtij imazhi është i pamundshëm. Deda ka thënë se e  vetmja zgjidhje për ta nxjerrë vendin nga kriza e thellë politike që e ka kapluar, është mbajtja e zgjedhjeve të reja nacionale. 

Deda beson se partia e tij e kishte kaluar pragun elektoral, por manipulimi dhe parregullsitë e shumta e dëmtuan në masë të madhe partinë e tij. 

“Asnjëra parti nuk e di peshën e saj elektorale”, ka thënë ai. Madje Deda zgjedhjet e 12 dhjetorit i ka krahasuar me ato të Afganistanit.../koha
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List