Avionët izraelitë bombarduan mëngjesin e sotëm Rripin e Gazës, në një sulm ku të paktën dy palestinezë janë plagosur, raportuan mediat ndërkombëtare sot.
Sulmi pason një tjetër ofensivë të ditës së shtunë, në të cilën u vranë katër militantë ekstremistë. Ajo ishte goditja më e madhe e shtetit hebre në këtë zonë, që prej ofensivës masive të dy viteve më parë.
Në javët e fundit, tensioni në kufi është rritur. Sipas palestinezëve, sulmet janë ndërmarrë mbi popullsinë civile, ndërsa Izraeli pretendon se ka goditur qendra stërvitore të Hamasit, tunele të nëndheshme dhe depo e punishte armësh.
Raketat e lëshuara nga Palestina mbi Izrael rrallë kanë shkaktuar viktima, por ato krijojnë terror të vazhdueshëm mbi popullsinë. Sipas shtetit hebre, sulmi ishte një kundërpërgjigje e lëshimit të 13 raketave dhe goditjes me mortaja.
Sipas “Radio Israel”, sulmet e Hamas kishin në objektivë një shkollë, që ndodhej shumë pranë vendit ku shpërthyen predhat. Në vitin 2010, 55 palestinezë besohet të jenë vrarë nga ofensiva të ngjashme. Në konfliktin e vitit 2008, 1 300 mbetën të vrarë./on
Post a Comment