shndërruar në një prej futbollistëve më përcaktues të verdhë-kuqve, por sekreti i tij duket se qëndron jashtë fushave të futbollit.
Sipas revistës rozë “Novella 2000”, sulmuesi i mbetur zemërthyer pas ndarjes me modelen Belen Rodriguez, ka nisur një histori dashurie me sllovenen Nina Seniçar, një prej vajzave të shndërruar në imazh në Mediaset.
Ai jeton në Romë, kurse ajo në Milano, por bukuroshja e viziton disa herë në javë të dashurin e saj, raporton revista. I transferuar në verë në “Olimpico”, ish-milanisti nuk ka gjetur ende një shtëpi të përshtatshme në kryeqytetin italian.
Për momentin, Borriello jeton në hotelin “Sheraton”, ku duke përfituar nga marrëveshja me një recepsionist, Seniçar hyn disa herë netëve nga një derë anësore. Disa muaj më parë, të dy u fotografuan në hyrjen e shtëpisë së Borriellos në Milano, por Seniçar përgënjeshtroi historinë e dashurisë, duke thënë se bëhet fjalë thjesht për një miqësi./topLajm/yp
Post a Comment