Buzëqeshje çarmatosëse dhe minifund në kufinjtë e ekstremit.
Edhe pse 73-vjeçare, aktorja Jane Fonda nuk duket se i ndjen vitet dhe ka ende dëshirë të mahnisë publikun. Me pak fjalë, sikur ka dashur të thotë se mplakja nuk duhet të jetë një problem, sidomos kur e ndjen veten në formën e duhur. Pse jo, duke e marrë gjithçka edhe me pak ironi.Në këtë këndvështrim, Jane Fonda është shfaqur e jashtëzakonshme, duke treguar edhe një palë këmbë që do t’i kishte zili çdo femër më e re se ajo. Ndërsa ka treguar sesa e lehtë është të mbetesh e bukur, edhe me ndonjë rudhë në fytyrë. Jo më kot, telefonat e programit "Late Show With Craig Ferguson” kanë shkuar në “tilt” nga përgëzimet e spektatorëve, kur e kanë parë të marrë pjesë aty me të gjithë sharmin e saj./io
Post a Comment