Aleanca Kosova e Re vazhdon të insistojë se është larg arritjes së një marrëveshje për të hyrë në koalicionin qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës.
Mimoza Kusari-Lila, një nga figurat kryesore të AKR-së, deklaroi mbrëmë në një emision të KTV-së, se pa plotësimin e kritereve të saj, kjo parti nuk do të hyjë në qeveri.
Kusari-Lila kërkon që në qeverinë e re të mos ketë emra personash që ndodhen nën hetime.
Moderatori i emisionit “Interaktiv” e pyeti drejtpërdrejtë znj. Mimoza Kusari-Lila, se a do të hyjë në një qeveri ku anëtar do të ishte edhe Fatmir Limaj, ministër nën hetim nga EULEX-i.
“Unë personalisht nuk do të jem në një qeveri, ku do të ishte edhe zoti Limaj. Ka kohë që ne kemi kërkuar dorëheqjen e tij për shkak të hetimeve”, ka thënë Kusari–Lila.
Në emision është folur edhe për takimin e kryetarit Behxhet Pacolli me Isa Mustafën, para se ai të takohej “rastësisht” me kryeministrin Hashim Thaçi. Ajo thekson se duhen pritur rivotimet e 9 janarit, në mënyrë që të flitet më konkretisht për formimin e qeverisë së re.
Megjithatë, deri më sot asnjë zyrtar i lartë nga Aleanca Kosova e Re nuk e përjashton mundësinë e hyrjes në koalicion me PDK-në e kryeministrit Thaçi./gs

Post a Comment