Wikileaks publikon kabllot e para diplomatike tepër të ndjeshme për Kosovën dhe ndarjen e veriut të Mitrovicës. Në dhjetëra dokumente të publikuara, flitet për skenarët e ndarjes, frikën e Washingtonit dhe Brukselit se kjo cështje do të jetë “arrë e fortë” mes Prishtinës dhe Beogradit. Cilat janë korrespodencat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Chriss Dell me Departamentin e Shtetit për veriun? Cila është përgjigja e Washingtonit për këtë çështje, dhe çfarë e sugjeron Prishtinën e Beogradin? Çfarë u tha liderëve kosovarë, nënpresidenti amerikan, Joe Biden në vizitën e fundit në Prishtinë?
Ambasada e SHBA-së thekson se si “zyrtarët e lartë serbë kanë thënë privatisht në Washington dhe Bruksel se qeveria e Kosovës kurrë nuk do të fitojë kontrollin e plotë të territorit të kontestuar – duke i shtyrë tërthorazi palët për ndarje”. Zyrtarët e lartë të SHBA-së thuhet aty janë kundër asaj që e shohin si fushatë të përbashkët të Serbisë për ndarjen e Kosovës, e cila, në qoftë se është e suksesshme, do të ishte një bumerang për një dekad të angazhimit të politikës së jashtme amerikane.
"Dështimi për të vepruar së shpejti do të thotë humbje e veriut të Kosovës dhe do të rihapte kutinë e Pandorës të konfliktit etnik" shkruan ambasadori amerikan në Kosovë, Chriss Dell, në njërën prej kabllove diplomatike. "Është koha e duhur për t'i dhënë fund status quos në veri dhe për të ndryshuar dinamikën e një ndarje mes veriut dhe pjesës tjetër të Kosovës. Situata aktuale është e pabazuar dhe përkeqësuar"
Zyrtarët e lartë në Beograd paralajmëruan amerikanët dhe evropianët që çdo përpjekje për të imponuar integrimin e pjesës veriore të Kosovës, bastion ky i serbëve nacionalist, do të kërkonte forcë ushtarake të NATO-s dhe mundësi për të destabilizuar rajonin. Jovan Ratković, këshilltar për politikë të jashtme i Boris Tadiqit, i ka thënë ambasadorir të ri amerikan në Beograd se serbët e Kosovës veriore kurrë nuk do të pranojë qeverinë e udhëhequr prej shqiptarëve.
"Këta njerëz nuk kanë jetuar me shqiptarët, kurrë nuk e kanë ndjerë veten pjesë e Kosovës dhe nuk do të pranojë sundimin nga Prishtina," i tha Ratković ambasadorit të SHBA-së, Maria Warlick, në shkurt të këtij viti. "Beogradi nuk është duke u përpjekur për të ndryshuar realitetin në terren për shqiptarët e Kosovës, por do të jetë destabilizuese një përpjekje për të ndryshuar realitetin për serbët e Kosovës". Ratković shtoi se SHBA dhe BE-ja e kanë konsideruar "ndërhyrjen ushtarake" për të integruar me forcë veriun e Kosovës.
Një kabllo tjetër diplomatike flet për bisedën e Ratkovicit me Cooperin, këshilltarin kryesor të shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Ashton. "Ratković më shumë në mënyrë eksplicite i tha Cooperit se nëse Beogradi pajtohet me faktin që nuk mund ta qeverisë asnjëherë Kosovën atëherë Kosova do të duhet ta kuptoj se nuk mund të jetë në gjendje ta qeverisë atë pjesë përtej lumit Ibër”. Kabllot diplomatike theksojnë se qëndrimi i pandryshuar i Serbisë dhe liderëve karshi Kosovës do të ndikojnë për të keq për Serbinë dhe të ardhmen e saj në BE.

Deri në vitin 2008, Serbia e qeverisur nga nacionalistët e kryeministrit Vojislav Koshtunica, e forcoi kontrollin në Kosovën veriore. Shpresat e larta në Perëndim se me ardhjen e demokratëve pro-perëndimor të Tadiçit gjërat mund të ndryshojnë, nuk ndodhi. Përkundrazi Tadiqi ka vazhduar madje edhe në OKB të kërkoj negociata duke ia arritur këtij qëllimi.
Madje përmendet çfarë ka thënë nënpresidenti amerikan, Joe Biden gjatë vizitës në Kosovë se qeveria e Tadiqit është një përmirësim me paraardhësin e tij por politika e Serbisë karshi Kosovës është e njëjtë dhe nuk ka ndryshuar.

"Veriu është bërë një fushë beteje për dy vizione të ndryshme. Për serbët dhe Beogradin që duan ta rujanë ekzistencën e serbizimit në këtë pjesë dhe për shqiptarët e Kosovës, që mbajtjen e veriut e shohin si celës simbolik për ta provuar sovranitetin legjitim të Kosovës” thuhet në dokumentet sekrete. Në kabllot diplomatike thuhet se veriu i Kosovës është oazë e strukturave paralele serbe, ku lulëzon kontrabanda dhe krimi i organizuar. Institucionet e Kosovës kanë ushtruar pak kontroll atje që nga viti 1999. Rezultati është se atje nuk funksionojnë as gjykatat, ndërsa qeveritë komunale legjitime janë vetëm ato që zgjedhen nga Serbia.
Kablloja thotë se kjo paraqet "vetë rrezikun e vërtetë të ndarjes së Kosovës - një kthim prapa për 10 vite të diplomacisë së qeverisë së SHBA-së"
Parashikimi është i zymtë. "Ne mund të presim konfrontime të rregullta etnik - me viktima duke përfshirë në mesin e paqeruajtësve ndërkombëtarë."
Në një komunikim tjetër të ish ambasadorës amerikane në Prishtinë, Tina Kaidanoë, thuhet se “po braktiset gjithnjë e më tepër përpjekja për nxitur marrëveshje mes palëve dhe po vërehet një lodhje e Kosovës”. Ndërsa këshilltari kryesor i Ashtonit, Cooper i tha ndihmësskeretarit amerikan të shtetit, Filip Gordon në Stokholm se “"decentralizimi në Kosovë nuk do të ketë sukses".

Njëra ndër zgjidhjet thuhet në këto komunikime diplomatike se “Brukseli duhet të ushtrojë një presion të barabartë tek Prishtina dhe Beogradi dhe sa BE-ja do të tregojë shkallën e nevojshme të lidershipit politik”.
Por fundi parashikohet i HIDHUR dhe i zymtë për Kosovën.
“Problemet e mëdha, pozicioni i pandryshuar i Beogradit, gatishmëria e ekstremistëve serbë për tu ballafaquar vazhdimisht - mund të çojë lehtësisht disa evropianë të dobët të heqin dorë dhe të vendosin për një ndarje"./indeksonline
Post a Comment