Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Në vitin 2010 janë vrarë 105 gazetarë

Labels:
Gazetaria mbetet një profesion i rrezikshëm. Këtë vit u vranë 105 gazetarë në ushtrimin e profesionit të tyre. Zonat më të rrezikshme, sipas të dhënave të organizatës PEC janë
Meksika dhe Pakistani.
Këtë vit u vranë 105 gazetarë në 33 vende, kur po ushtronin profesionin e tyre. 

Kjo del nga një sondazh vjetor, të cilin e prezantoi të hënën në Gjenevë organizata e pavarur joqeveritare Press Emblem Campaign (PEC). Në krahasim me vitin 2009, kur e humbën jetën 122 gazetarë, shifra aktuale e viktimave që kanë humbur jetën shënon vërtet rënie, por ajo është shumë më e lartë se ajo e 91 viktimave të vitit 2008, transmeton Start.

Në vitin që po përfundon, Meksika dhe Pakistani, me 14 raste vrasjesh të përfaqësuesve të medieve ishin vendet më të rrezikshme të botës. Në Meksikë zien një luftë e përgjakshme antidrogë dhe në Pakistan, rajonet e paqeta kufitare me Afganistanin rezultuan si kurthe vdekjeprurëse.

Nëntë gazetarë të vrarë pati në Honduras, tetë ishin që prej fillimit të 2010 në Irak, gjashtë në Filipine, pesë në Rusi dhe katër në Kolumbi. Në Somali, Indonezi dhe në Nepal jetën e humbën në mënyrë të dhunshme në punë nga 3 gazetarë. 

Në përgjithësi, Amerika Latine konsiderohet këtë vit rajoni më i rrezikshëm për gazetarët; aty u vranë 35 gazetarë. Pason Azia me 33 përfaqësues të medies të vrarë para Afrikës me 14 gazetarë. Në Evropë u numëruan 12 viktima, si në Bullgari, në Qipro, në Greqi ose në Ukrainë./yp
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List