Konkurrentët janë përzgjedhur, shtëpia është bërë gati, skena po ashtu dhe gjithçka premton një spektakël të madh. Organizatorët garantojnë se edicioni i katërt i “Big Brother” del jashtë çdo skeme që publiku ka parë deri më tani. Surprizat nisin që në spektaklin që do të transmetohet të shtunën, ora 20.45 drejtpërsëdrejti në “Top Channel”.
PREZANTIMI
Për të katërtin vit, spektakli i “Big Brother” do të prezantohet nga Arbana Osmani. Bashkë me të në studio do të jetë i pranishëm edhe një opinionist, i cili do të jetë pjesë aktive e spektaklit, që do të zbulohet vetëm të shtunën.
100 MILIONË
Do të jetë çmimi i madh për fi tuesin e “Big Brother 4”. Të motivuar nga ky çmim, por edhe dëshira për t’u bërë të famshëm, konkurrentët do të përfshihen në një garë të fortë mes njëri-tjetrit
11 MIJË APLIKANTË
Interesi për t’u bërë pjesë e aventurës së “Big Brother 4” ka qenë shumë i madh. Janë rreth 11 mijë aplikantë brenda dhe jashtë Shqipërisë që kanë kërkuar të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme.
Post a Comment