Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Pakti i koalicionit: Thaçi kryeministër, Pacolli president

Një prej tyre është sigurisht partia e Behgjet Pacollit, i cili edhe pse nuk e pranon zyrtarisht marrëveshjen
 në “pritje të rezultatit përfundimtar nga KQZ-ja”, mund të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës. Hashim Thaçi, në një intervistë për “Express” është shprehur se “me gjithë zhurmën e krijuar kundër demokracisë së këtyre zgjedhjeve, askush nuk mund t’i heqë hijeshinë atyre”. Thaçi ka theksuar se do t’i japë vendit një President të besueshëm. Por Partia Demokratike e Kosovës nuk do të heqë dorë nga posti i kryeministrit, të cilin do ta marrë nën drejtim për herë të dytë lideri i saj, Hashim Thaçi. Pohimin e ka bërë dje për mediat Memli Krasniqi, nga radhët e kësaj partie. Sipas Krasniqit, PDK-ja dhe partnerët e ardhshëm në qeveri do të kenë të paktën 75 vota në Parlament. Ndërkohë, Aleanca Kosova e Re rikonfirmoi interesimin e saj që, posti i Presidentit të Kosovës në formulën e ardhshme qeverisëse, t’i besohet Behgjet Pacollit. Sipas Krasniqit, negociatat konkrete për qeverinë e re do të nisin pas rivotimeve të pjesshme të 9 janarit dhe pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve. Takimi i parë, sipas PDK-së, që kishte për qëllim bisedimet në lidhje me koalicionin e ardhshëm, është realizuar ndërmjet kryetarit të kësaj partie, Hashim Thaçit, dhe atij të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. Krasniqi thotë se PDK-ja dhe partnerët do të kenë numra të mjaftueshëm për formimin e qeverisë së re. Nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari Lila tha se  ajo preferon që AKR-ja, përkatësisht kryetari i saj Behgjet Pacolli të marrë postin e Presidentit të Kosovës./pa
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List