Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Rusia kërkon shpjegim nga Nato

Labels:
“Kremlini është në pritje të një shpjegim nga NATO rreth  raportit të ËikiLeaks ku thuhet se  Aleanca ka hartuar një plan për të mbrojtur vendet baltike nga Rusia” ka thënë  Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.
"Ne kemi paraqitur këto pyetje dhe ne presim të marrim përgjigje. Unë i lejoj vetes time të besoj se kjo është e drejtë"  u shpreh  Lavrov në një konferencë për shtyp në Moskë. 
Në raportin e publikuar nga  ËikiLeaks thuhet se NATO ka  hartuar plane në janar për të mbrojtur Estonin, Letonin dhe Lituanin kundër çdo sulmi të mundëshëm nga Rusia.
Lavrov tha se, në dhjetor 2009, Moska dhe Brukseli kishin rifilluar takimet  e tyre të para të nivelit të lartë të ministrave të jashtëm që nga ftohja e mardhënjeve pas luftës së Rusisë me Gjeorgjinë në gusht të vitit 2008.
"Në njërën anë  NATO-s kërkon marrëveshje me ne dhe partneritet të përbashkët, e në anën tjetër kjo Aleancë merr vendim që të mbrojë shtete", tha Lavrov. "Pra, kur është  NATO  e sinqertë?" shtoj ai.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen përsëriti para gazetarëve se Aleanca nuk e sheh Rusinë si armike dhe as nuk e bënë ndonjë kërcënim për Rusinë.
"Ne duam të ecim përpara në marrëdhëniet tona dhe duam ta mbrojmë dhe të ruajm frymën pozitive të partneritetit që u zhvillua në Lisbonë (gjatë samitit të NATO-Rusi në nëntor)," tha Fogh Rasmusen.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List