Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Të premtën e ardhëshme “LIDHJE GJAKU”

Labels:
Të premten, me datë 17 dhjetor, në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës, jepet premiera e shfaqjes “Lidhje gjaku” e autores së njohur kanadeze Sharon Pollock. 

Regjinë e kësaj shfaqjeje e ka bërë Fadil Hysaj, kurse luajn aktorët e mirënjohur kosovar: Irena Cahani, Aurita Agushi, Hazir Myftari, Lumnije Sopi, Bislim Muçaj, Lirak Çelaj dhe Shpetim Kastrati. Skenografinë e shfaqjes e ka bërë skenografja austriake Sylvia Weber, kostumografinë Vesa Kraja, kurse muzikën e ka komponuar Valton Beqiri. Ass. i regjisë është Kastrion Saqipi. 

Reprizat e para të kësaj shfaqjeje do të jenë me 18, 28 dhe 29 dhjetor. 

“Lidhje Gjaku” u vu në skenë në vitin 1980 (ndonëse një version i mëparshëm i dramës, i titulluar “Emrin ma thonë Lisabeth” ishte vënë në skenë më 1976) shënon një zhvendosje të vëmendjes së dramaturges tek individi në kuadrin e familjes dhe lidhjeve shoqërore. Për këtë dramë Sharonit iu dha Çmimi Letrar i Guvernatorit të Përgjithshëm që është çmimi më i lartë letrar kanadez për një vepër artistike. I njejti çmim iu dha Sharonit edhe për veprën e saj “Doc” e cila u vu në skenë në vitin 1984. Kjo dramë e merr temën nga vetë jeta e dramaturges.

Drama bazohet në fakt historik, mbi vrasjën e dyfishtë nga ana e Lizzie Borden të babait dhe njerkës, krim për të cilën më vonë Lizzie do të akuzohet. Krimi asokohe kishte shokuar komunitetin e Massachusetts të Fall River si dhe të tërë kombin. Qytetarët lexonin të fascionuar raportet që vinin nga gjyqi që u mbajt në ndërkohë. Lizzie qe liruar nga ky gjyq por misteri i krimit nuk u zgjodh kurr. Pafajësia e sajë vazhdimisht është diskutuar nga publiku. 

Në kohërat bashkëkohore, figura e Lizzie Borden ka mbërrijtur një status ikonik. Shumë njerëz e përceptojnë atë si një feministe të hershme e cila nuk pati turp të veproj dhe mendoj individualisht. Është teoritizuar shpesh se, nëse në fakt Lizzie i ka kryer vrasjet, aksioni i sajë ka qenë i bazuar në vetmbrojtje, një përpjekje për të ikur nga situate abusive familjare. 

Sharon Polloku është dramaturgia më e njohur kanadeze. Ajo nuk shkruan histori dashurie, aventura seksuale, ose drama për familje të lumtura. Për vetë naturën e saj, atë e tërheqin më shumë çështjet dhe idetë e rëndësishme. Ajo ka një karierë të gjatë e të ndritur në teatër dhe dramat e saj të shumëllojshme janë vënë në skenë jo vetëm në Kanada, por edhe në shumë vende të tjera të botës. Duke punuar në skenë dhe pas quintave, ne biletari ose si drejtoreshë teatri, si aktore apo si dramaturge, si mësuese apo si udhëheqëse e teatrove të vogla apo të mëdha, Sharon Polloku mbetet një pjesëmarrëse aktive, polemizuese dhe pjellore e skenës teatrore kanadeze.
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List