Kinezi Dong Changsheng, me qeskat e syrit ka tërhequr aeroplan.
Me këtë ka impresionuar vizitorët e Qendrës për Ekzibicione në Changchun.“Më parë me qeskat e syrit kam tërhequr automobilin, por kjo është hera e parë që një gjë të tillë e bëj me aeroplanin. Kam mjaft fuqi të bëjë këtë. Kjo është shumë e rrezikshme për njerëzit e zakonshëm. Prandaj i këshilloj të gjithëve që mos të përpiqen të bëjnë një gjë të tillë”, tha 50-vjeçari Dong, i cili që nga mosha 10-vjeçare merret me kung fu.
Per vetem 30 sekonda, ky mjeshtër kinez i shkathtësive luftarake, ka tërhequr aeroplanin për 5 metra dhe shtoi se nuk ka përdorur gjithë fuqinë e tij.
Post a Comment