Home Blogger Templates Blogger Tricks & Hacks Tools & Generators Blogs Directory Blogger Falling Objects

Thaçi- LDK-së: S’ka zgjedhje deri në vitin 2014

Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, i ka bërë të qartë kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës se zgjedhje nuk do të ketë deri në vitin 2014. 

Në mbledhjen e parë të Qeverisë pas zgjedhjeve të përgjithshme, Thaçi theksoi se qeveria aktuale do të vazhdojë me konsolidimin dhe forcimin e Kosovës evropiane. 

Thaçi ka përgëzuar qytetarët për pjesëmarrje dinjitoze në zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe partitë për korrektësi në këtë proces, përderisa ka falënderuar gjithë mekanizmat që kanë qenë të përfshirë në procesin zgjedhor. 

"Kjo është mbledhja e parë pas organizimit të zgjedhjeve nacionale si qeveri e Kosovës, por natyrisht se politika e qeverisë, e këtij kabineti me integrimin e koncepteve shtesë qeverisëse do të vazhdojë në kuptimin e mandatit të ardhshëm katërvjeçar deri në vjeshtën e vitit 2014, pastaj gjithashtu me konsolidimin e shtetit dhe forcimin e shtetit, të Kosovës evropiane, të Kosovës me liberalizim të vizave, të Kosovës si pjesë të NATO-s dhe afruar shumë afër për integrim në Bashkimin Evropian", ka thënë Thaçi. 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përsëritur nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve vitin e ardhshëm, zgjedhje të cilat sipas tij, duhet të jenë të vërteta dhe prej të cilave do të burojë vullneti i qytetarëve të Kosovës. 

Ai ka theksuar se nga zgjedhjet e 12 dhjetorit nuk do të ketë qeveri dhe pushtet të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës. /bw
0 comments:

Post a Comment

About Me

My Photo
Top Lajm
Për këtë artikull dhe më shumë, vizito www.toplajm.com..... Portali TopLajm themeluar në vitin 2010 qëllim kryesor ka informimin e shpejtë, të saktë dhe të paanshëm. Përmes informacionit ky portal do ta bëjë të pamundurën që të edukojë dhe të argëtoj lexuesit. Ideja për themelimin e këtij portali është mbështetur nga një grup gazetarësh, , zhvillues të Web faqeve dhe shumë njerëz që konsiderohen si elita e shoqërisë në Kosovë. Që nga dita kur u dha mendimi për krijimin e TopLajmit synimet ishin të ditura: Avancimi i informimit dhe shpejtësia e transmetimit të lajmeve nëpërmjet internetit, sidomos për zhvillimet në trojet shqiptare. Në këtë vend, ku gazetarët përballen me presione të ndryshme, TopLajm do të jetë ndihmesë për gazetarët që kanë nevojë ta tranmetojnë atë që e dinë dhe kanë fakte për të. Top Lajm nuk do të ndalet. Nuk do të ketë forcë që do mund ti bëjë presion që shkrimet të ndikohen.
View my complete profile

OPINIONIONE

My Blog List